A ndikon me te vertete kafeja ne jetegjatesi?
Home » Studenti Online » Dega Mjekesi » A ndikon me te vertete kafeja ne jetegjatesi?

A ndikon me te vertete kafeja ne jetegjatesi?

Vertetohet : Kush pin kafe jeton me gjate!

 

Perdoruesit e kafese nuk jane te pakte ne numer. Ka disa persona qe e kane te pamundur te nisin diten pa pire kafe. Te tjere qe nuk arrijne te bejne asnje aktivitet. E studente qe nuk perqendrohen dot pa nisur diten me nje filxhan kafe. Kultura e kafese eshte zhvilluar ne te gjithe boten. E sigurisht qe aroma dhe shija e kafese se Brazilit nuk ndihet me shume se atje.

 

 

Gjithsesi, a ben gjithmone mire per organizmin kafeja?

Nese trupi jua perballon, sigurisht qe nuk ka ndonje rrezik. Por ka disa persona qe pasi te pine kafe kalojne ne gjendje debulese. Keputen, nuk mund te bejne asgje. Nderkohe qe kjo gjendje ju dobeson organizmin. Ama kjo nuk do te thote se te gjitheve ju shkakton komplikacione ne organizem.

Nese ndodh qe te keni nje situate te tille, duhet te pyesni nje mjek, se cila eshte sasia qe organizmi juaj perballon. Ne kete menyre, mund te pini kafe pa e vrare mendjen qe do ju beje keq. Por gjithashtu duhet te dihet se edhe sasia e kafese,varet nga mosha qe ju keni.

 

 

Vertetohet : Kush pin kafe jeton me gjate! Shendet

A eshte e vertete qe kush pin kafe jeton me gjate???

Nje studim u ndermor nga disa studiues dhe te dhenat u publikan ne revisten Circulation. Ky studim tregoi nje lidhje mes, konsumimit te kafese dhe vdekjeve per shkak te  semundjeve kardiovaskulare, semundjet neurologjike dhe vetevrasjes. U vertetua qe personat qe pinin kafe ishin me pak te rriskuar nga keto vdekje. Plus, niveli i numrit te vetevrasjeve reduktohej tek personat kafe-pires. Efekti i kafes me ose pa kafeine, bente qe keto persona te jetonin me gjate. (Sigurisht nese keta persona nuk ishin duhan-pires).

 

“Ata qe pine nje filxhan kafe deri ne tre filxhane ne dite kane 6% deri ne 8% me pak mundesi te vdisin nga semundjet e mesiperme. Shifra keto krahasuar me personat qe nuk pinin kafe. Ata qe pine 3-5 gota ose me shume e ulin rrezikut e vdekjes me  12% dhe 15%”,  ka raportuar  CNN.

  
        
          

Komentoni