Home » Historia ime » Kur zemra dhemb prej mungeses tende.

Kur zemra dhemb prej mungeses tende.

Shumekush nga ju mund te kete jetuar caste magjike qe asnjehere ne jete nuk i ka qelluar ti jetoje serish. Une jam ai njeriu me fat. Dashuria me ka trokitur ne dyert e zemres sime. Dhe une e kam mirepritur. Kisha endrren qe dikush te kujtohej per mua. Doja qe dikush te mendonte te pakten nje here nese ekzistoja.

Nuk jam mesuar asnjehere te kem perkujdesjen e dikujt. Asnjehre deri me sot, askush nuk u kujtua te me pyese te pakten per miresjellje : si je. Ne nje cast, ne nje dite te bukur dikush u shfaq ne deren time. Pashe syte e ty. Mu duken te egersuar nga dicka qe nuk e njihja.

Kjo per faktin se as ty nuk te njihja. Por ne pamjen e pare dukeshe njeri i embel. Bashkebisedimi me ty me bente te enderroja ato qe nuk i kisha pare as ne enderr. Aq me shume qe ne ditet e ardhshme do ti perjetoja. Shume here them me vete lutjen e perzemert qe me del natyrshe nga shpirti.

O zot, jepi kujtdo lumturine qe mua me ke dhene. Te kuptojne te gjithe se te duash dhe te te duan eshte parajsa.
Kur zemra digjet nga malli, kur dora dridhet nga deshira per te prekur lekuren tende te lemuar. Ah, si eshte kjo ndjenje. Akoma me shume kur ti merr qendrimin tend serioz dhe me ben te frikesohem.

Atehere zemra fillon dhe me dridhet. Deshira te prek doren tende me ndizet edhe me shume. Ti me shikon me ciltersine tende.

Dua te te afrohem por kam shume frike. Doren dua te te prek por kam akoma dhe me shume frike. Dua te te perqafoj, te shkrihem i teri ne ndjenjen tende te zjarrte, por prape ndalohem. Shikoj syte e tu qe marrin nje shikim te sigurte per te mbajtur nje distance. Dhe une largohem. Rrri aty perballe teje i mbuluar nga deshira e papermbajtshme te shijoj buzen tende.

Shikimi yt zbutet. Mollezat e faqeve skuqen. Buzet e tua marrin nje buzeqeshje te embel. Atehere dorezohem. Eshte ai momenti kur asgje nuk me ndalon te te puth ne gushe. Kjo ndodh edhe pse ti kundershton qe te mos e bej. Jam i marre per ty. Pse nuk e kupton kete gje. Pse nuk bindesh qe ti je lumturia ime. Ose me mire : Kur do ta kuptosh kete gje.

Kam harruar tashme te fle gjume. Nuk jam me une ai qe kam qene. Mesnata me gjen duke perfytyruar fytyren tende, edhe pse shume here te verenjtur. Kur ti merzitesh ndonjehere, me beso qe do doja te te jepja shpirtin time ne dore vetem e vetem te shikoja nje buzeqeshje ne cepin e buzes tende.

Une perseri te dua. Nuk mundesh te ma heqesh kete te drejte.

Ndonjehere mendoj se ti nuk me kupton. Ose ndoshta une shpejtohem. Me beso qe cfaredo qe bej, e bej se te dua me gjithe shpirt. Fle cdo nate me endrren se nje mengjes ti do jesh aty mbi koken time. Dhe sa here zgjohem dhe nuk te gjej aty me beso qe nuk zhgenjehem. Kam shpresen se nje dite do te ndodhe ashtu sikur e enderroj.

Nuk dua te zgjohem nga kjo enderr, ndaj te lutem mos me zgjo. Lerme te besoj ate zemra ime beson. Ndersa ti ngulit ne mendje dicka qe une ta them cdo dite:

Ti e ke celesin e zemres…

 

Lexoni me shume :

 

Lili. Kujtimi im i bukur. Histori nga jeta.

Nuk fryn me ere, e nxehte do jete kjo vere…Kur jam pa ty

 

Per me shume histori vizitoni :   Historia ime

Na gjeni gjithashtu edhe ne Facebook nen siglen : Si behet     (www.facebook.com/sibehet)

 

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    May 2018
    M T W T F S S
    « Apr    
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    28293031