Me te rejat

Home » Historia ime » Shoket…Historia jone.

Shoket…Historia jone.

Me se fundi kam vene gjerat e jetes sime ne vije…

Keto ishin fjalet e tua. Cuditerisht une nuk u merzita. Perkundrazi nje drithme lumturie me pershkroi trupin. Ndonese syte e mi desh me tradhetuan, e mbajta veten me mire se kurre. Nese te thashe dy fjale, me beso qe nuk i thashe une me vetedijen time. Dolen nga thellesia e shpirtit dhe u derdhen pa dashje ne dhomen e mbushur me tingujt e nje kenge qe degjonim gjithmone bashke.

Te pashe ne sy. Ata shkelqenin aq shume.

Pashe edhe keqardhje. Nuk jam bere per te ardhur keq akoma. Ti e di qe une nuk dorezohem lehte. Jam shume i forte. Mundem te duroj gjithcka edhe nese lumturia jote eshte diku tjeter, larg meje. Te kam thene qe ndermjet lumturise tende dhe vetmise time te perjetshme, zgjedh lumturine tende. Dhe une di ta mbaj fjalen. Gjithmone e kam mbajtur edhe pse ti nuk e ke kuptuar. Kam preferuar te rri i heshtur deri kur ti te zgjidhje me te miren per ty. Kjo eshte arsyeja qe te thashe qe nuk do luftoj. Kam arsye ta bej por nuk duhet ta bej sepse kjo eshte deshira jote.

E nese do me thuash se nuk te dua mjaftueshem prandaj nuk do luftoj, e ke gabim. Mendo situaten tende dhe jo timen.

Nuk ka ndryshuar asgje, me beso.

Te shikoj me admirim. Nuk u shuan ndjenjat e mia edhe pse ti ke marre nje rruge drejt lumturise tende. Te dua aq shume sa ti nuk e ke ditur asnjehere. Kam krenari qe e them pa frike tashme. Por do duhet te zgjedh lumturine tende me pare, pastaj veten time. Une jam mesuar te jem vetem. Kam nje mikeshe qe ta kam mbajtur gjithmone te fshehur. Me fal qe te kam genjyer dhe nuk jam treguar i sinqerte me ty. Ka kaq kohe qe jam me ty dhe nuk te kam thene qe edhe une dua dike. Eshte e erret, e heshtur, e frikshme shume here ne netet me shi. E kam fjalen per naten. Eshte dashuria ime qe nuk me tradheton asnjehere. Asnjeri nuk me ka dashur qe shume sa ajo. As ti.

Me fal.

Kane qene disa momente te tuat qe kam jetuar, aq sa edhe parajsa ka patur zili. Ka qene ai momenti kur te futa ne gji si nje femije te vogel. Te ledhatoja koken. Nuk e di se si nuk me doli zemra nga kraharori nga te rrahurat e forta. Puthja jote me bente te mos doja te iknim kurre qe aty. Jam i lumtur qe e jetova ate moment.

Cfare do ndodhe me ne ???

Asgje me beso. Ti do fillosh nje jete re. Atje ku ti gjithmone ke enderruar te jesh. Do me harrosh. Keshtu ka ndodhur gjithmone me mua. Te pakten do jem i paster ne shpirt qe nuk te kam genjyer per cdo moment lumturie qe kam ndjere prane teje. Gezimin tim kur te prekja doren, apo kur ne fytyre te ledhatoja. Ndersa une do jem perseri aty ku ti shpresoj te mos harrosh te kalosh ndonjehere. Thjesht te me hedhesh nje shikim te embel. Nuk kerkoj asgje me shume. Te lesh aromen tende qe kur era te fryje ta sjelle drejt meje. Jam mesuar me pak gjera qe te behem i lumtur. Por te lutem te mos me harrosh. Ke bere disa premtime qe dua ti mbash. Jane gjera qe nuk te lendojne. Mua ndoshta po, por kjo nuk ka rendesi. Kam shume nevoje te kem nje njeri qe te flas me te.

E kur me te mos jesh…

Thjesht me ler te te dua nga largesia qe do vrase dita-dites deshiren dhe shpresen te te kem. A mbarojne ndonjehere ndjenjat ? Keshtu te pyeta nje here. Mes emocioneve te tua me genjeve, me the kurre. Por kjo nuk me merzit. Me jep lumturi cdo moment qe jetova aty prane teje. Jeta ime ndryshoi kur ti erdhe kalimthi dhe i dhurove ditet me te bukura te saj.

E si do mundem te ta jap kete dashuri ?

Me beso qe cdo dite qe do marr fryme shpirtin do ta kem atje tek ty. Do jem aty brenda teje duke te te kujtuar se te kam gjithmone shume shpirt. Nuk dua te jesh kurre e merzitur. E nese me dicka do merzitesh me mendo. Do jem aty te te dhuroj gjithe dashurine qe kam, vetem e vetem ti jesh e lumtur. Nuk jam i marre. Jam thjesht i lumtur per ty. Te kam borxh nje lumturi qe me dhurove. E nese ne nje moment do te kesh nevoje, une do jem aty ku me ke lene edhe heren e fundit. Ne ate karrigen e bardhe qe me fsheh me se miri qe asnjeri te mos me shikoje. Do me gjesh aty, me beso. Por nese kerkon edhe brenda zemres tende, edhe aty do jem.

Mund te trokasesh ne cdo kohe te me thuash qe je perseri zemrushi qe une njoha. E verteta eshte qe nuk dua te trokasesh. Kjo per arsye se nese ti do ta besh do te thote se jeta nuk te shkon mire. Keshtu qe me mire uroj te mos trokasesh me ne zemren time. Uroj qe te me lesh ne harrese ashtu sikur e meritoj.

Por nje premtim qe me ke bere dua qe ta mbash mend.

Nese dicka nuk te shkon mire ne jete atehere une do jem perseri aty duke te pritur. Do gjej prape forcen te te dhuroj shpirtin dhe gjithe lumturine qe ti duhet te kesh. Dua qe te jesh e lumtur. Ma premto te lutem. Kete dua ta besh ate nate kur te dy te jemi vetem te mbyllur ne nje dhome. Une ne njerin cep ndersa ti qe do shikosh lotet e mi qe nuk do pushojne gjithe naten. Do dua te nxjerr jashte cdo gje qe kam ne shpirt. Keshtu do me ndihmosh te largohem me zemer te paster. Do kem lene gjithe dashurine time ne dhomen tende dhe do largohem pa e kthyer koken mbrapa. Dua te jete nata ime ajo. Te lutem. Nuk kerkoj asgje me shume.

E ftohte…???

Per here te pare ne jeten time kisha pare nje njeri kaq te veshtire per t’iu afruar. Sa isha gabuar me pamjen e pare. Ndersa ditet kaluan vidhja cdo dite shikimin tend te heshtur. Dicka te mundonte por ti rrije e pathyeshme. Deri kur nje dite hape zemren. U trishtova me shume se ti me beso. Nje njeri si ti te meritonte dicka te tille ? E shkuara jote ishte shume fatkeqe. Te dashurova jo nga keqardhja por nga ngrohtesia qe leshoje nga poret e lekures ende qe ngrohnin kabinen e makines sime. Kisha ngelur duke te ngulur syte por isha i pafuqishem te ktheja mbrapsht te shkuaren tende.

Brenda teje gjeta nje ngrohtesi qe askush nuk ma fali kurre.

Nje zjarr pervelues qe nuk nxjerr as flake as tym, por vetem te shkrin me dashuri. Kjo eshte zemra jote. E kush hyn aty nuk di te dale me prej saj. Une isha njeriu me me fat ne bote. Ndjeva ngrohtesine e saj te me perveloje ditet e mia nje nga nje me shume dashuri. Humba mes shikimeve qe syte e tu me dhuruan. Bera udhetimin me te lumtur te jetes sime brenda teje.

Tani te te pyes perseri. Cfare do ndodhe me ne ? A di te mbash nje premtim ?

Dua te jesh e pranishme ne jeten time. Jo per te me dashur sepse nuk te meritoj. Dua te ndiej pranine tende vetem e vetem qe te di qe je mire. Dua te kem nje njeri me te cilin do flas dicka pa patur frike nga askush dhe per asgje. Dhe ky njeri je ti. Nje njeri qe e njeh zemren time. Por te njejten gje dua edhe nga ty. Nese me te vertete ke jetuar disa momente te vecanta prane meje, atehere dua qe te me shikosh perseri si njeriun qe do gjithmone lumturine tende. Une do jem aty ku ti di te me gjesh gjithmone.

E nese do dua mallin ta shuaj, nje foto tenden do shikoj. Do ledhatoj buzeqeshjen tende me syte e mi qe do mbushen me pika lotesh.

Keshtu do doja te ishim ne. Dy shoke.

Fat te mbare shpirt. Gjithmone do mbetesh ZEMRUSHI IM.

SHARE WITH FRIENDS:           
          

Komentoni