Me te rejat

Home » Studenti Online » Dega Psikologji » Njerez me ndjenja apo …MONOLOG.

Njerez me ndjenja apo …MONOLOG.

Njerez me ndjenja apo ...MONOLOG.

Me fal. Shume here dua te uleras fort duke dashur te tregoj keqardhje per paaftesine time. Ndoshta jane momente te cilat njeriu eshte destinuar te perballet. Shume njerez merziten se humben nje dashuri. Nuk e kane provuar kurre te humbasin nje njeri te zemres per se gjalli. Me besoni qe kjo eshte me e veshtire. Ta shikosh njeriun qe enderron dhe te mos mundesh ta kesh.


Hmmmmmmm. Uroj te mos e provoni kurre. Edhe une per te njejten gje po flas.

Eshte e veshtire te pranosh humbjen edhe pse e di se ke humbur. Kjo ndodh ose nga gabimet qe behen me dashje ose dhe pa dashje. Jane disa raste qe detyrohesh te veprosh kunder cdo lloj deshire qe ke. Keshtu vret gjithcka brenda teje. Ndihesh i pafuqishem te luftosh. Dikush ngrihet ne kembe i lumturuar se ia arriti qellimit. Ndersa ti fillon vete-mallkimet. Nuk e kupton se keshtu e ben situaten edhe me te veshtire. Fillon nje periudhe vetmie. Trishtimi mbulon cdo tingull lumturie. Edhe hena fillon e te duket me e zbehte se c’eshte ne te vertete. Gjithcka rreth teje zbehet papritur. Te duket sikur askush nuk eshte me prane teje.

Shume njerez jetojne me kujtime.

Mbyllin syte dhe vetem enderojne. Shpresojne ne nje film pa shirit. Duan me gjith shpirt si e si te bashkohen per nje moment te vetem me deshirat e tyre te parealizuara. Pesimizem, iluzione, shpresa, ndjenja, deshira qe duan te shperthejne kraharorin. Te gjitha keto pershkruajne nje njeri. Nuk eshte e shkruar per te gjithe qe te jene te lumtur. Dikush duhet edhe te vuaje. Mbase edhe lendimi eshte pjese qe njeriu duhet te perballet me te.

Fatkeqesisht mendoj se kete e vuajne edhe ata qe nuk e meritojne.

Jane disa njerez qe njohim, qe e gjejne forcen te buzeqeshin gjithmone. Eshte shume cudi. Si munden ? Lendohen nga nje fjale, por gjejne forcen te buzeqeshin duke dhuruar lumturi. A kane shpirt ata njerez ? Nuk ju dhemb ndonjehere ? Nuk e di nese mundet qe dikush te arrije ti lendoje. Por mallkuar qofte ai qe lendon nje zemer te tille.

Dikur kam njohur nje njeri te tille.

Kam arritur te hyj thelle ne zemren e atij njeriu. Cuditerisht u perballa me ndjenja te zjarrta qe pervelonin buzen sapo e prekje. Puthje e lagesht plot pasion qe te fiton ne moment. Aty ku mbyll syte dhe dorezohesh ne prekjen e buzeve qe kafshojne njera-tjetren. Dorezohesh te ledhatimi i gishtave te lemuar qe nuk pushojne se prekuri gushen qe sterzgjatet nga kenaqesia. Buzet qe puthin qerpikun qe mbyllet me naz. Pastaj zbresin drejt gushes qe i duken poret e eksituara nga prekjet e vazhdueshme. Dora qe zbret me dinakeri drejt gjoksit duke e shtrenguar ndonjehere edhe me fort se c’duhet. Nje “ahhh” qe rreshqet natyrshem ne qetesine apsolute te nates.

Une besoj per keto momente jeton njeriu. Nese besoni te pasuria jeni gabim. Te gjithe do perfundojme ne nje grusht dhe te mbushur me insekte. Mbase jam gabim por ky eshte mendimi im.

Malli me ka marre shume. Kjo eshte gjithcka qe ta them me shpirt. Me ka marre malli te degjoj qofte edhe tingujt e zerit tend. Me ka marre malli per aromen e flokeve te tu. Kam shume endrra me ty. Dua ndonjehere te rrembej valixhen, te bej gati rrobat e mia dhe te vi tek ty. Te marr guximin te trokas ne deren tende, duke shpresuar se ti do dalesh e jo dikush tjeter.

E di qe te kam lenduar, por me beso une kam humbur.

Nuk me njeh me njeri. As une nuk e njoh me veten time. E kam harruar. Kam mesuar buzeqeshjen artificiale por kam harruar se cdo te thote te ndjesh. Lere me mire. Une luftova vetem per kaq sa arrita. Nuk dua te shfajesoj veten time, por jeta ime kishte kushte te veshtira. Ishin kushte te cilat nuk do te pranoja une te ti ngarkoja ty ne kurriz. Prandaj dhe jam fajtori mes nesh. Nese beson ne nje pike loti, me beso edhe mua te lutem. Me qan shpirti por nuk kam kujt ti flas. Jam bere ai askushi qe askush nuk e di se kush eshte.

Ne cmenduri e siper ti do beje gjithcka per te me pasur mua.

Ne cmenduri e siper u permbajtja te mos shkaterroja jeten e nje njeriu qe akoma nuk kishte hedhur hapat e pare. Nuk e di nese quhet faj apo budallek. Di qe kam krenari per veprimin tim. Kam kenaqesi qe nuk mashtrova njeriun qe besoi tek une. Do ishte gabimi me i madh per mua.

Do vdisja per nje moment te zjarrte me ty. Sikur edhe nje here jeta te me jepte mundesine, do te te doja me me shume cmenduri.

SHARE WITH FRIENDS:           
          

Komentoni