Home » Historia ime » Leter nga Klodi.

Leter nga Klodi.

I nderuar gjykates !
I nderuar z. President i Republikes !
I nderuar z. Kryeminister !
I nderuar z. Minister !
I dashur popull shqiptar !

Une qe po ju shkruaj, isha nje shtetas shqiptar. Emri im ishte Klodi, keshtu me therrisnin familja ime, keshtu edhe miqte e mi. Per ju dhe per shtetin shqiptar isha Klodian Rasha, dhe nga sa u kuptua pas vrasjes sime, isha thjesht nje numer regjistri ne gjendjen civile. Linda ate dite qe zoti me fali jeten, dhe vdiqa ate dite qe ju dhe drejtesia juaj ma moret ate. Te ju them te drejten desha te jetoj edhe disa minuta, dite, muaj ndoshta dhe vite. Kisha besuar se kjo ishte ne dore te zotit, por qenkam gabuar. Fatkeqesisht jeta ime paka qene ne dore te drejtesise suaj. Por meqe me keni vrare dhe s’mund te me beni asgje tjeter me shume, tani po e hap gojen sepse nuk ju kam me frike.

Ju duhet ta dini shume me mire se une se sa djem dhe burra te tjere jane vrare apo gjykuar padrejtesisht nga ligji juaj.

Normalisht qe e dini se shumica e policeve qe ju keni marre ne pune, jane ish kriminele ordinere me te cilet ju krenoheni. Jam i bindur se dini gjithcka, ashtu sikur do heshtni edhe per mua. Nese do ju ofrojne nje vile, nje apartament apo nje truall falas, diku ne nje nga bregdetet shqiptare, jeta ime qe ju ma moret, do barazohet me cmimin e nje prone. Keshtu ju do ti jepni te drejten serish nje tjeter krimineli qe keni ne radhet e policise, qe ti marre jeten dikujt tjeter si une. Ndoshta ai qe qelloi mbi mua, pati me frike se une. Edhe kete e mendoj zoti gjykates.

Mbase ne vrap e siper u ktheva dhe i thashe : O polic, do te gjuaj me hurma po me ndoqe nga mprapa.

Nga frika ai me gjuajti me plumba. Per fatin tim te keq njeri prej tyre me qelloi ne zemer, aty ku mua me dhembi shume. Ju betohem qe nuk ju genjej. Por mos u merzitni. Tani nuk me dhemb me. Qau shpirti im nga dhimbja se ju me moret te drejten te jetoj, por tani e kam kuptuar qe nuk mundem me. Me vjen keq per familjen time. Akoma me shume per shoqerine time qe i le ne duart tuaja gjakatare. Nuk e di nese ata do kene nje te ardhme, apo do kene fatin tim. Une do doja te beja nje urim per ju qe keni ligjin ne dore. Do uroja me shpirt qe femijet tuaj te mos jene kriminele si ju.

Mbase ndonjerin prej tyre do e vritni per domate kesaj here. Jeni profesioniste ju…

Ndonje tjeter do ta mbyllni ne burg se nuk ka paguar dritat, apo ku di une se cfare mund te gjeni nje tjeter arsye te tille. Keshtu jeni katandisur. Kam shume keqardhje, sepse duke e ditur qe jetojme ne Shqiperi, ate policin do ta dekoroni. Ka shume te tille ne radhet e policise. Ju keni dhene nje arme ne dore qe te mbrojne popullin, jo ti vrasin ata. Ju i keni mesuar se si te behen vrases. Ndersa mua do me nxirrni kriminel, por ju betohem qe nuk isha. Kisha hallet dhe problemet e mia si cdokush tjeter. Isha nje njeri me shume endrra per mua dhe familjen time.

I dashur gjykates. Une uroj qe ju te vini drejtesine ne vend sikur duhet. Kjo ju jep mundesine Klodianeve te tjere qe kane endrra, te vazhdojne te enderrojne se Shqiperia eshte nje vend ku ata do te mund te jetojne dhe te ndertojne te ardhmen e tyre. Ose mund te pranoni nje rryshfet, sikur beni gjithmone. Ka me shume fitim kjo e dyta. Une kam qe kam vdekur dhe nuk ngjallem me. Kurse pronen qe do merrni do ta keni per shume kohe.

Tani me duhet te iki. Po ju le te mendoheni dhe shpresoj se ju do merrni vendimin e duhur.

Me shume dashuri Klodi qe ju e vrate.

  
        
          

Komentoni

cratosslot casino -

betsat casino

- mobil casino siteleri 2021 - elexbet yeni adres - casinomaxi bağlan - casinovale -
Casinoslot giriş
-
kalebet yeni giriş adresi
-

asya bahis giriş