Me te rejat

Home » Historia ime » Kur shiu bie…(Histori dashurie)

Kur shiu bie…(Histori dashurie)

Nuk e di nese ishte rastesi te zgjidhja nje titull te tille, por besoj se jo. Ai shiu i rrembyer qe filloi, me beri te kthehem pas ne kohe te kujtoj disa nga ato momentet qe nuk harrohen kurre. Jane ato momentet per te cilat njeriu duhet te jetoje. Ato momentet qe ngelen pergjithmone te stampuara ne shiritin e kujteses.

I ftohti i asaj nate ishte i pameshirshem kundrejt dy trupave tane te bashkuar fort.

Ndersa ti strukeshe ne gjoksin tim une te shtrengoja fort duke dashur te mos te lija te largoheshe kurre. E ndoshta zemra ime ndiente fundin. Ndjenja te ftohura, te vyshkura si petale trendafilash te frikesuara nga i ftohti dimeror. E nese shume here benim nje hap perpara, momenti tjeter na gjente disa hapa mbrapa.

Mengjesi na gjeti ashtu te perqafuar. Ndjenja te cuditshme, te frikesuara nga momenti i fundit. Asnjeri nga ne nuk e kuptonte se ky ishte fundi yne. Thjesht e miratonim me heshtje. Ndoshta dhe e donim. Prekjet tona nuk kishin me ngrohtesi, nuk kishin me emocion, as rrenqethje. Trupat tane nuk ndienin me asgje. Shikimi yne ishte verbuar nga mos-ekzistenca jone. E nese deshira ekzistonte ishte thjesht nje moment dobesie asgje me shume.

E ashtu ne perqafim te them : Mos mendo per momentet qe kaluan.

Ato vetem vrasin ekzistencen, asgje me shume. Mendo se neser do jete nje dite e re. Do jesh atje ku ke deshiruar te jesh gjithmone. Prane endrrave te tua, prane deshirave te paplotesuara. Ndiej gjoksin qe me laget. Ul syte drejt fytyres tende. Ti qan. Cudi. Ti ke lot ? Me vjen te qesh. Ndoshta nje ndjenje faji me mbulon per momentin. Pastaj pendohem. Ku ishim kaq kohe ? Ne mundeshim te benim cdo enderr realitet, por nuk deshem. Ne mund te benim gjithcka, por nuk beme asgje. Vetem u larguam te frikesuar dhe te pafuqishem qe te perballeshim me jeten. Secili nga ne zgjodhi rrugen e tij ne heshtje.

Por ti mos u pendo. Nje dite do jete me mire per ne te dy. Secili do gjeje mundesine te realizoje endrrat te cilat i ruanim te shenjta ne sirtarin e endrrave. Me ler te te pyes ? Perse nuk e hapem ate sirtar se bashku ? Cfare na frikesoi ? Deshtimi ? Ne jemi njerez me vizion. Ne mundemi, dhe kete e them me bindje te plote. Prandaj le te mos kemi frike per zgjedhjet tona te pakthyeshme. Kthimi na vret cdo deshire. Secili le te marre rrugen e tij, sipas deshires se tij.

E dashur. Keto nuk jane thjesht fjale.

Jane vendime te cilat ne i kemi marre ne heshtje duke mos pranuar ekzistencen tone asnjehere. Atehere ky eshte edhe momenti yne. Ndoshta me te vertete eshte momenti i fundit. Eshte ky momenti qe ne kemi pritur kaq kohe. Pa fjale, do largohemi ne drejtimet tona. Aty ku mendimet dhe endrrat do jene te lira plotesisht. E nese gabojme ? Ne gabuam. Cfare gabimi duhet te bejme me shume. Kete e vertetuam. I treguam njeri-tjetrit se fundi ishte shume me afer se fillimi. Deshtuam se bashku. Genjyem ndjenjat tona. I vrame ato pa meshire duke i ushqyer me endrra deshtake te cilat nuk i realizuam asnjehere. Vrame momentet tona te paharrueshme.

Por te pakten e dime qe beme gabim. I treguam vetes te drejten te pakten per te paren here.

Ti shtrengohesh pas gjoksit tim. E ndersa nga syte lotet e tu nuk kane ndalim, une mundohem te ti fshij. Ndonjehere pyes veten a duhet. Me doren tjeter te shtregoj edhe me fort. Ndiej keqardhje, asgje me shume. Shume e cuditshme. Me ne fund kemi pranuar se fundi yne erdhi. E nderkohe bubullimat bejne nje zhurme te frikshme. Nuk frikesohem.

Kur nuk me frikeson momenti i fundit, asgje tjeter nuk me ben pershtypje.

Por le te behemi te forte. Le te pranojme se kaq ishte koha jone se bashku. Dua te ngrihem. Ti me shtrengon me fort. Mos ik te lutem -me thua. Nese me ke falur ndonjehere dicka te shtrenjte, atehere me fal edhe disa momente me ty. Keshtu me thua. Ulem serish duke dashur te mos prish deshiren tende. E shikoj si te fundit, keshtu qe ta plotesoj. Por nese ne rrime shume bashke, eshte e pakuptimte. Ne i jetuam momentet qe deshem. Nuk ka momente per ne. Eshte e papranueshme te jetosh me nje njeri cdo dite dhe te jesh vetem ne jete.

Ti vete me the. Ne nuk jemi me.

Ndoshta disa tinguj muzike qe degjojme nga jashte na bejme te shtregohemi me fort. Nese ndarja erdhi, ne e deshem ate. Atehere le ta mirepresim me guximin qe i treguam njeri-tjetrit. Le ta mirepresim me te njejten perbuzje qe treguam per njeri-tjetrin.

Nuk e di se kush qante me shume, ti apo shiu. Por di se ishte momenti me i veshtire qe une kalova. Mbase ne nje jete tjeter do jemi serish se bashku. Ndoshta nuk do bejme serish te njejtat gabime.

Ndoshta…

SHARE WITH FRIENDS:           
          

Komentoni