Home » Studenti Online » Dega Psikologji » A duhet te gaboj? Histori dashurie…

A duhet te gaboj? Histori dashurie…

Ne jete jemi destinuar te perjetojme te gjithe gjerat qe kemi menduar qe asnjehere nuk do ndodhnin. Shpesh i mbyllim vetes te gjitha ato rruge te cilat na cojne drejte lumturise. Instiktivisht por edhe me vetedije te plote e cojme veten drejt shtigjeve qe askush nuk i njeh. Sa e sa here dua te fshihem.

A e arrij  kete qellim?

Shpesh po. Nuk eshte edhe aq e veshtire sa mendoni. Ja maksimumi do me duhet te qesh sa here jam e trishtuar. Te them jam shume mire nese ndihem e derrmuar. E te vazhdoj te eci edhe nese nuk kam aspak fuqi.
Ja kaq thjeshte ia arrij qellimit qe te fshihem. Per te mos permendur pastaj edhe mohimin e ndjenjave te mia. Ajo eshte gjeja me e arrire qe bej.
Me deshire ose jo, shpesh varros akoma pa lindur disa ndjenja. Dhe e di pse? Sepse nuk dua te perfundoj duke i dhene keshilla keqardhjeje vetes. Sigurisht qe ky do ishte nje lloj shkaterrimi per mua. Nuk do ndihesha aspak komode me cfaredo qe do beja. Keshtu qe, me gjithe forcen qe kam ne shpirt marr vendime. Vendime qe nuk me cojne drejt gabimit.

Megjithese gjithnje mendoj, nese vertet eshte gabim dicka, qe merr rrugen e shpirtit per te dale ne drite.

E ke perjetuar edhe ti ate ndjesine sesi ndjen cdo damar qe rreh. Rreh si te donin te dilnin nga lekura per te jetuar dicka qe e ke enderruar gjithmone.
Jane disa momente te magjishme. Momente per te cilat jam e gatshme te ndal kohen dhe te mbetem aty. Te mos bej asnje levizje qofte edhe milimetrike...
E ke perjetuar ndonjehere ate ndjesine sesi zhytesh ne mes gjithckaje dhe asgjeje? Gjithckaje qe nuk te perket ty, dhe asgjeje qe nuk do te humbesh. Ja pikerisht keshtu ndihem edhe une.

Me pelqen te zhytem ne shikimin njemije kuptimesh qe kam para vetes.

Ne ate moment e di cfare dua? Dua te rrembehem ne krahet e tu dhe te gaboj ne cdo menyre te mundshme. Vec kete dua. Le te mbyll syte aty, e te zgjohem pas dekadash.  Le te ndjej lekuren e rrudhur prej viteve, por shpirtin qe fluturon si ne kete moment. E ndjej ta them se kjo do ishte kurora e lumturise sime. Nese ndihem e rilindur per 5 minuta prane teje cfare do ndodhte me mua nese do perjetoja disa caste me shume.

Pendohem shpesh qe mbyll syte.

Ndonese kohe me pare kisha frike te flija, tani me te vertete kam frike te mbyll syte. Kam frike qe do zgjohem nga gjumi dhe ajo cfare kam perjetuar do fshihet nga syte e mi. Kam frike te humbas ate ndjenje qe me rilindi. Nuk dua qofte edhe per nje moment te resht se menduari me buze ne gaz ate cast.
Jam rrembyer e tera nga nje ndjesi qe nuk e di cfare kerkon tek une. Per te mire apo per te keq po me mban gjalle. Po me mposht me te dyja duart.

E di sa keq ndihem ndonjehere??

Me vjen keq qe fola. Me vjen keq qe te thash se ndjej.. Askush nuk duhej ta dinte. As ti nuk duhet ta dish. Kam frike te te dua dhe te me duash gjithashtu. Dhe e di pse? Sepse ju perkasim dy universeve te ndryshme. Ti je ai qe deshiron te me besh mire, e une ajo qe kam frike te me besh mire!!!

Nuk dua te kem miresine tende sepse do kem nevoje per shume vite qe ta harroj.

Une pothuajse e kam te veshtire te mos mendoj per ty. E ne nje fare menyre, e kam te pamundur te mos me mungosh……
Ndaj me ndergjegje shpesh them, nuk duhet te gaboj (me shume se kaq). E sapo te perfundoj kete fraze, shpirti uleret : Si mund ta genjesh veten??
Ndoshta tani dua te jem pak me e matur. Le te jem pak me e qarte ne idete e mia. Dua te te them se nuk dua te gaboj me ty. Keshtu eshte me mire. Te mos kem asgje qe ta kujtoj si gabim. Dua….Thjesht dua…..
Dua te te dua kaq sa e ndjej. Nuk dua te gaboj por dua te te ndjej. Nuk me perket as nuk te perkas, por kjo nuk do te thote se eshte gabim.

Ti me jep jete prej shikimit tend.

Me jep fryme prej buzeve tua dhe me zgjat jeten me cdo perqafim. Keshtu qe me mire ta ngulitesh ne mendje se nuk dua te gaboj, pervec se te bej cfare ndjej. Gabim apo jo, te dua.
Tingellon pak cuditshem te dale nga goja ime, por me ngjan embel teksa e them. (E nese tani po degjon zerin tim, do te thote se edhe ti me do 🙂 }
Eshte bekim te mbeshtillem prej teje. Dua te humbas kudo me ty. Te zhytem ne puthjen apo prekjen tende pa frike.

Dua te gaboj.

Nuk e di se perse kam deshire kaq te madhe qe te perfshihem ne gabime qe edhe mund te me ndeshkojne ne vazhdim. Por prape dua. Me shume deshire. Nderkohe qe degjoj edhe zerin tend qe me thote qe une jam gabim me mendimet qe kam… Atehere bindem edhe me shume se duhet te gaboj. Dua te jem pjese e jetes tende sepse nuk mundem me keshtu.

Kam gjetur vetveten.

Kam gjetur zemren tende si strofull ku mund te fshihem pa frike. Aty nuk mundet asnjeri te me lendoje. O zemer, dua te te them dicka. Faleminderit qe ke ardhur ne jeten time. Kjo edhe pse me shume vonese por prapeseprape faleminderit. Shume here shikoj syte e tu. Kane nje shkelqim qe… Zemra me mbushet me dashuri. Marr force. Aroma jote me cmend sa here qe ti me afrohesh. Ndjej frymemarrjen tende. Dua buzen tende ta kafshoj lehte. Ti te buzeqeshesh. Me beso qe do bej gjithcka per ty. Te dua shume, shume… shume.

Nje dite te pyeta sa jetojne ndjenjat. Gjithmone – m’u pergjijge ti. Jetojne shume por edhe mund te flene nese i leme te fleme. Ishte pergjigjia me e sinqerte qe kisha marre. Pashe syte e tu qe u skuqen. Shume here me merr malli qofte edhe ti shikoj ata sy.

Nuk e di nese jam shume e forte per te luftuar qe nje dashuri te mbijetoje.

Por do bej gjithcka eshte e mundur qe te jem pjese e jotja e pandare. Nuk dua te jem thjesht nje enderr e jetuar dhe pastaj e hedhur ne nje cep si mbeturine. Dua te jem nje enderr qe jetohet perdite. A je ketu me mua ? Lerme te te pyes edhe ty. A je aq i forte sa duhet per te luftuar qe te fitosh dicka qe do. Me shume nga sa mendon ti – me the ti. Kjo me bem te jem e forte. Me ben qe te bej te pamunduren te mundur.
Tashme nuk te dua me fshehurazi.

Te dua dhe e therras me te madhe.

Je bere motivi per tu zgjuar cdo mengjes me mendimin se do jem perseri me ty edhe kete dite.
Eshte ndjesi e pazevendesueshme kjo qe perjetoj. Eshte bukur te ndihem e perhumbur teksa te mendoj. A nuk te duket bukur edhe ty? Mua me mbush me jete kjo ndjesi. Eshte magjepsese dhe unike. Edhe ti e ke kuptuar kete. Nese do te isha memece, do kuptoheshim me gjuhen e syve tane. Ata dine te luftojne ne mes njemije e nje pengesave per te rikthyer shkelqimin tek njeri tjetri. Me mjafton te te shikoj te qete dhe jam edhe une po ashtu. Por nese te shoh te trishtuar, e gjithe deshira per te qeshur iken edhe nga une. Ja si me magji. Ndoshta kjo qenka forca e shpirtit. Dhe s’paska gje me te vecante sesa kjo. 

Jam kaq e lumtur dhe mirenjohese ndaj teje qe jam ne kete gjendje.

Jam e lumtur. Ndihem e gjalle dhe asgje s’me ben te ndihem keshtu pervec teje.
Dhe mjaft me pyete nese mundem te luftoj!! Sigurisht qe mundem. Ti nuk e kupton se je motiv qe me ndjek ngado. Me frymezon dhe me forcon me shume sesa mendon. Me ushqen shpirtin me shikimin tend. Edhe pse shpesh trishtohem qe ke sy te lodhur. Deshiroj qe ata sy te mos skuqen nga lodhja, por vec nga shkelqimi i dashurise qe te buron nga shpirti.

Je gjeja me e vecante qe kam dhe dua te te shterngoj fort ne shpirt qe te mos ikesh.

Por ne nje menyre ose tjeter ti i ikur je. Jam koshiente per kete gje dhe te lutem mos e ngrys fytyren. Ne ju perkasim dy universeve te ndryshme engjell. Keshtu qe, ske pse shqetesohesh aspak, pervec ti kujtojme njeri-tjetrit se kush jemi, dhe sa mundesi kemi per njeri-tjetrin. 

Eshte e trishtueshme te besh sikur une. E di 🙂

Por eshte me mire keshtu. Mos mendo se nuk trishtohem tani qe po e shkruaj. Por nese dicka eshte reale, ne na mbetet te hapim syte dhe ta shohim. Kjo do jete e perkoshme dhe mos me urre qe po e them. A me ke degjuar gjithnje qe them se cdo gje eshte e perkohshme??? Edhe kjo ndjenje do shuhet, tek ti i pari, e pastaj tek une (edhe pse pas shume shumee kohesh). Do e vuaj, por ska gje. Do ngushellohem me idene qe jeta jote shkon perfekt.

E di cfare? Me mungon akoma pa te patur dhe akoma pa te humbur. A te besohet? E cuditshme kjo ndjenje. Te jete kaq e forte, kaq e bindur dhe kaq e vendosur. Te dua me cdo rrahje te zemres dhe jam e lumtur qe e bej kete gje, edhe pse gabim. (Le te jesh gabimi im i fundit! Mundesh te lutem? ) 🙂

 

  
        
          

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

  • Kalendar

    May 2018
    M T W T F S S
    « Apr   Jun »
     123456
    78910111213
    14151617181920
    21222324252627
    28293031