trendafil
Home » Historia ime » Trendafil.

Trendafil.

I dua trendafilat. Sa here kaloj ne oborrin tim nuk e humbas rastin te sodis bukurine e tyre e shume here te thith aromen qe leshojne. Por kesaj here kam nje trendafil te pacmueshem perpara meje. E ulur prane dritares, me floket qe te bien ne sy, qe nganjehere i largon me dore. Syte qe jane ngulur ne telefon, dhe shperqendrimi qe ndodh nga zeri im qe te therret. Kjo eshte ikona e atij momenti. Ti merr rrezet e diellit dhe mi pasqyron me telefon ne fytyre.

Po te shndrit – me thua.

Po – te pergjigjem une. Por nenkuptimi i pergjigjes sime eshte te shkelqimi qe fytyra jote ka marre. Te sodis me shikimin tim qe eshte verbuar nga bukuria jote. Ti shkelqen me te vertete. Ndonese nga thellesia e shpirtit zvarriten psheritima pa ze, une ve buzen ne gaz. Nuk dua qe ti te dish se si ndihem une. Por ai gezim nuk eshte me per mua. Eshte vetem per ty. Me beso qe jam i lumtur per kete. Dua qe ti te jesh e lumtur. Nese une nuk munda te dhuroj ate qe ti enderroje, nuk eshte faji yt. Eshte pamundesia ime.

A jemi shoke – te pyes ?

Me buzeqeshjen tende me pergjigjesh – PO. Dua ta besoj nje gje te tille. Shpresoj qe ta mbash fjalen. Kam nevoje te te kem. Dua te kem dike qe te flas per ate qe une ndiej. Dhe i vetmi njeri qe arriti te me beje te flas ishe vetem ti. Ti arrite te futesh ne ndjenjat e mia dhe ti zgjosh ato nga gjumi i thelle i harreses. U mundova te fsheh me cdo kusht deshperimin tim, por ngrohtesia e zemres tende shkriu akullin qe ishte krijuar brenda meje. E ndaj nuk ngurrova te te them cdo gje qe shpirtin tim e bente te shuhet nga dita ne dite. Hapa te gjithe fletet e zemres dhe i shpalosa perpara teje.

E tani gjerat kane ndryshuar (per ty) …

Bej te pamunduren te jem aty ku mua me takon te jem. Larg cdo lloj mendimi apo veprimi qe ty te ben te ndihesh keq. Bashkohem ne gezimin tend, me beso. Por nuk dua te harrosh se aty brenda teje kam lene zemren time qe te kujdesesh per te. Kam nevoje te mos ngelem vetem. Me mire le te jem i pashpirt, sesa me shpirt dhe pa ndjenja. Por jane disa nete te mbushura me vetmi qe me bejne te deshperohem. Me vrasin momentet qe ndoshta edhe te kam merzitur ndonjehere, por me beso nuk e kam bere me vetedijen time. Dua qe te me kujtosh si nje te panjohur qe te fali gjithcka kishte ne shpirt vetem e vetem qe ti te ishe e lumtur.

Shume here e kam thene por perseri do ta them. E dua kete.

Dua te mbyllemi ne nje dhome te dy. Dua vetem te degjosh dhe te mos flasesh. Nuk dua te di “gjerat” e tua sepse do ndihem shume i lenduar. Ti jeto ne lumturine tende. Por une do dua te flas nje nate gjithe naten. Te kem pire qe te mos di se ku jam. Nuk do fsheh asgje. Jo se ti nuk di gjithcka per mua, por une kam nevoje te flas pa fund. Mos u bej e ftohte me mua sepse e di se nuk je.

Une kam njohur ndjenjat e tua ashtu sikurse edhe ti njeh cdo pore te lekures sime. Me ke dhene frymezim qe te hedh cdo hap me siguri ne jete. Ndonjehere pyes veten se cfare isha une per ty. Nuk e di. Do thoja me bindjen e plote qe isha gjithcka. Ndjehem shume mire vetem kur e mendoj. Faleminderit qe me dhurove kete lumturi qe nuk do ta kem me asnjehere ne jete.

Mos me harro te lutem. Kam shume nevoje te jem edhe une dikush per dike ne kete bote. Nuk dua te harrohem. U lodha duke mos ekzistuar.

Te prek doren. Shikimi yt ka ndryshuar. Eshte shume i embel, i sinqerte. Por deri ketu. Shikoj syte e tu ndersa ti me thua me perkedheli si me pare : Mos me shiko ashtu. Marr jete nga shikimi yt. Dua te mos humb asnje moment deri sa te jesh prane meje. Nje lumturi ka mbuluar qenien tende. Une kam mbajtur premtimin tim dhe do ta mbaj pergjithmone. Do te te dua nga larg. Ndersa ti uroj te jesh gjithmone e lumtur. Uroj te jesh gjithmone ashtu sikur une kam njohur shpirtin tend :

Si trendafil.

 

  
        
          

Komentoni