Analize "Mbreti Lir" - Shekspiri. mbreti i Anglise veper
Home » Studenti Online » Dega Gjuhe-Letersi » Analize “Mbreti Lir” – Shekspiri.

Analize “Mbreti Lir” – Shekspiri.

Mbreti Lir

Mbreti Lir eshte mbreti i Anglise. Ai vendos te lere fronin e tij dhe t’a ndaje mes tre vajzave te tij, Gonerilit, Reganit dhe Kordelias. Ai i vendos ato para nje prove ku do te shihte se cila nga vajzat do t’a donte me shume. Dy vajzat e medha  nisin ta manipulojne me fjale, ndersa Kordelja, vajza e vogel thote se ajo e do babain e saj ashtu sic do femije. Prandaj ai nuk i jep asaj nga tokat e veta, por e mallkon  dhe  e debon ate nga shtepia. Nderkohe  Kordelja shkon ne France pasi mbreti i Frances ishte ne dashuri me te. Me pas Liri e kupton se c’gabim te rende kishte bere pasi dy vajzat e debojne nga shtepia dhe e lene ne shi.

Nderkohe  Konti I Glosterit  ka gjithashtu probleme familjare. Djali i tij i madh, Edmundi, eshte i adoptuar. Ai nuk e pranon dot kete dhe thur nje intrige sikur djali tjeter, Edgari do te vrase babane e tyre. Ndaj Glosteri e debon Edgarin dhe mban prane vetes Edmundin. Kur Glosteri merr vesh qe Lirin e kane braktisur te bijat, ai e ndihmon ate. Regan dhe I shoqi I saj e masakrojne per kete, dhe ai perfundon serisht tek Edgari, ku shkoi dhe Liri.

Nje ushtri franceze niset kundra Anglise, e kryesuar nga Kordelja. Edmundi lidhet me dy motrat, dhe Albani, i shoqi i Gonerilit eshte shume i shqetesuar rreth ceshtjes se Lirit. Per pasoje ate e vrasin. Nderkohe ushtria e Kordelias mundet dhe ajo dhe i ati mbahen peng. Nga ana tjeter ushtria angleze e Edmundit dhe motrave thyhet nga ajo e Edgarit. Glosteri tenton te vrase veten, Edgari vret Edmundin, Gonerili vret motren e saj per shkak te xhelozise ndaj Edmundit dhe me pas kryen vetevrasje. Glosteri vdes, Kordelja ekzekutohet dhe Liri vdes i thyer ne zemer me trupin e saj nder duar.

Personazhin e mbretit Lir mund ta përshkruajmë në këtë mënyrë: tiran, despot, mendjengushtë, pëlqen nderimet servile, vlerëson njerëzit në bazë të deklaratave të dashurisë, dinak dhe me natyrën e tij ka ndikuar keq tek të bijat.

Vajza e tij e vogël, Kordelia, ka disa virtyte: është e sinqertë, e thjeshtë, me zemër të madhe. Ajo karakterizohej nga dashuria pa interes. Kishte një bukuri jo vetëm fizike, por edhe shpirtërore.

Mbreti Lir kishte një lidhje të veçantë me dy vajzat e para, Reganën dhe Gonerilën. Por kjo ishte një marrëdhënie e ndërtuar mbi bazën e interesit. Dashuria e Kordelias ishte një dashuri e sinqertë, por që nuk vlerësohej nga mbreti Lir.

Mesazhi i kësaj vepre është se njeriu nuk duhet të vlerësohet nga fjalët e bukura, nga lajkat dhe ledhatimet. Njeriu duhet të kuptojë gjithmonë sinqeritetin dhe vërtetësinë e fjalëve.

Në vepër ka disa elemente tragjike dhe komike. Te elementet tragjike do të fusim të gjithë personazhin e mbretit Lir. Te elementet komike hyn personazhi i Gastorit, loloja, i cili me pamjen e tij qesharake fsheh shumë gjëra.

Kur vdes mbreti Lir kemi një vrasje të dyfishtë. Vdekjen e mbretit, pra mbretvrasjen dhe vdekjen e atit, pra atëvrasjen.

Figura letrare e përdorur më shumë është hiperbola dhe kontrasti.

  
        
          

Comments

  1. edirama says:

    po figurat stilistike

  2. admin says:

    Jeni i mirepritur te korigjoni cdo gabim tonin duke na derguar sugjerimet tuaja ne adresen admin@sibehet.com. Ne jemi vetem nje staf i vogel qe mundohemi me menyren me te mire te krijojme dicka te bukur, keshtu qe jo vetem ndihma juaj, por e kujtdo qe viziton kete web eshte e mirepritur. Faleminderit.

Komentoni