Kur bie shi...momente

Momente…

Ndodh disa here qe me vetedije te plote truri yne krijon nje imazh sipas deshires se tij. Mendja dhe shpirti ne ate moment dobesie besojne te gabimi qe truri ben. Kje eshte ajo qe une do ta quaja : melankoli.

A do me kujtosh gjithmone ? Shume do doja. Dua te dish qe une vazhdoj te jem fshehur pas portes se zemres tende. Jam ne pritje te nje deshire qe nuk me le te fle, por me mundon sa here frymemarrja munduhet te kaloje ne kraharor. Te jem pjese e mendimeve te tua atehere kur ti te kesh nevoje te ndjesh dike prape, ashtu sikur une kam sot. E nese vitet kalojne, harresa eshte arma me e mire per te mos menduar me per ty, por nuk mundem te te harroj. Dua gjithmone te te kem ne zemer. Nuk ndiej dhimbje fare te betohem.

Vete dhimbja eshte frikesuar nga deshperimi im, dhe nuk me ben efekt cfaredo qe te me ndodhe.

Kur ti nuk e ke mendjen perfitoj nga rasti te te shikoj duke vjedhur pak nga lumturia qe ke ne sy. Ne nje moment ti ngre syte lart. Fillon te buzeqesh duke me thene : Mos me shiko ashtu. Mua me mbushet shpirti me gezim. Keshtu me thoje shume here. Syte te skuqeshin, fytyra te behej flake. Te afroja doren ne faqe. Fluturoja nga gezimi i nje prekjeje te vetme. Lumturia ime ti. Nuk kam gabuar qe te kam krahasuar me lumturi.

Ti me fal deshire per te thurrur endrra.

Jane akoma shume dite qe kane ngelur deri ne largimin tend. Dua ta dish se do me marre malli shume. Edhe nese do dua me dike te flas askush nuk do jete aty per te me degjuar. Do deshperohem, por nuk do dorezohem. Me ke mesuar te jem i forte. Edhe nese zemra do me dhembe, dhe gjaku ne damaret e mi do doje te ndaloje, nuk do dorezohem asnjehere. Do jetoj me momentet tona qe nuk do ti harroj sa te jem gjalle. Edhe pse ti do jesh diku tjeter, te kam premtuar qe nuk do kem me deshperim.

I vetmi deshperim do jete nese ti do me harrosh.

Nese nuk do kujtohesh qofte edhe nje here te me thuash qe malli te ka marre. Keshtu do me shuash mallin qe zemren me pervelon pa meshire. Ne zemren time te betohem nuk mund te hyje asnjeri tjeter. Nuk e di si ia arrite te me thyesh. Mendoja se isha i pathyeshem. Kisha mbyllur cdo qelize te trupit qe askush te mos mund te depertonte aty ku ti munde te hysh : ne shpirtin tim.

Te kam marre peng tashme.

Puthjen tende e kam fshehur ne buzet e mia. Perqafimin tend e kam shtreguar aq fort sa nuk e le me qe te ike. Zemren tende e kam mbuluar me dashurine time te zjarrte, qe te mos kete kurre ftohte. Edhe nese dicka nuk shkon mire me ty, me mendo. Kujtohu qe zemren tende ta kam marre dhe e ruaj brenda meje. Nuk mundem te jetoj pa dashurine e saj. Do jete e veshtire per mua kur vjeshta te vije. Pa meshire do ti mbushe ditet e mia me melankoli. Shiu qe do bjere, do me beje te qaj bashke me qiellin  e nxire.

Atehere do kem shume nevoje per ty, por nuk do te shqetesoj. Do fshihem pas atij xhamit te madh duke shikuar rrugen nese ti do kalosh serish aty. Hapat e tu do numeroj, deri kur ti te largohesh drejt dashurise tende. E ndersa une ? Do kem kenget e tua qe zemren do ma mbushin me pikellim por me ze do filloj te kendoj. Do largohem diku larg ku te mos shikoje njeri.

Me qiellin e nxire do bej nje gare se kush do leshoje pika loti me shume.

Me deshire do permbytem nga deshirat e mia qe nuk do vdesin kurre per ty.  Ej zemrush. Me duket se po i largohem premtimit tim me keto fjale. Me fal. Te lutem, me fal. Keto ti nuk do ti mesosh kurre. Por fletorja ime qe nxihet marrezisht nga fjalet e mia qe dalin nga shpirti me tradheton deshiren per te fshehur ate qe ndiej. Dora nuk di te ndaloje se shkruari fjalet e shpirtit qe pikojne me dashuri mbi fletore. Cigarja ne dore do digjet se bashku me mua qe do shuhem si njeri.  E njoh vetem time. Per fat askush nuk do dije nese une jam mire apo dicka me ben te vuaj.

I vetmi njeri qe ndoshta mund te kujtohet per mua do jesh vetem ti.

Nese ne nje moment kujtohesh te lexosh ndjenjat e mia te hedhura ne letren e bardhe, thjesht me mendo. Keshto do jete me mire per mua. Me ler nje mesazh qe te ndihem edhe une i lumtur. Asgje me shume nuk dua. Tani po iki. Dua te mbyll syte  qe te fle gjume por nuk mundem. Ti me shfaqesh perpara. Zgjat doren te te prek, por ti nuk je. Jam lodhur zemrush. Me ver ne gjume te lutem. Lehte me perkedhel qe te mbyll syte. Me ler aromen tende mbi jastekun e bardhe. Pastaj ik.

Dua te shkruaj serish. Do pres naten qe te vije,  aty ku ndihem ne boten time te vertete. Ne erresiren e saj do fshihem. Lotet do ti le te bien pa frike se do ti shikoje njeri. E nderkohe nata do gezohet serish qe une jam prane saj, i heshtur, ashtu sikur ajo ka deshire qe te jem. Nuk jam merzitur me ty zemrush. Perkundrazi jam gezuar me lumturine qe te ka mbuluar. E ndersa une do te te dua gjithmone si njeriun qe i vodhi nates endrrat e mia, dhe ju dha jete.

Mos ma vur re. Jane vetem disa momente melankolie qe me bejne te ndjehem pak me i dobet se c’duhet. Por e rendesishme eshte qe jam mire. Jam i lumtur per ty. Sinqerisht.

Komentoni