Me te rejat

Home » Historia ime » I dashur mik…(Monolog)

I dashur mik…(Monolog)

I dashur mik. Monolog. Malli me ka marre

I dashur mik. Nese do te dish a jam mire, do te pergjigjem me nje “po”. Nuk ka ndryshuar asgje tek une. Kam buzeqeshje, kam shpirt, ndjenja dhe cdo ndjesi qe ka njeriu. Lumturia me mbulon, dhe shkelqej si askush tjeter. Kendoj shume here disa kenget qe degjonim bashke, qe vetem une dhe nata i shijojme. Ky ishte nje pershkrim se si jam sot.

I dashur mik. Ato qe thashe me lart ndodhin kur ne mendjen time je ti. Kur jam vetem gjithcka ndryshon.

Sikur ta dije sa me mungon. Malli me ka marre shume per ty. Sa do doja te ndieja edhe nje here pranine tende. U be kohe pa u pare, por le te flasim njehere… U be kohe qe zerin nuk ta degjoj. Per syte e medhenj dhe te bukur me eshte thare syri ti shikoj edhe nje here. Buzeqeshja jote me eshte ngulitur thelle ne mendje. Sa here mbyll syte me del perpara ti duke buzeqeshur. Dua shume te te shikoj, qofte edhe per disa caste. E nese nuk me beson, je gabim. Dua te te flas por preferoj te ruaj distancen qe duhet. Keshtu ruaj me shume kujdes, ato qe secili prej nesh ndertuar, pa lenduar as mua as ty.

Nuk jam mesuar kurre te behem pengese, apo fatkeqesia e dikujt.

Por me ler te te pyes. Mire une jam gabim dhe nuk te flas. Po ti perse ben te njejtin gabim ? Ndoshta une nuk e kam guximin te te flas, sepse nuk di nga t’ia filloj. Mbase nuk gjej menyren te te bej kuptosh se disa gjera nuk behen me nxitim. Ndoshta doja te miren tende dhe vetem kaq. Keto jane disa arsye qe nuk e marr guximin. I di gabimet e mia, paaftesite e mia, sjelljet e mia te gabuara. Por di edhe mundesite e mia.

Nje arsye e detyrueshme, ben nje fakt qe te jete genjeshter. Uroj mos ta provosh kurre.

Aty fillojne dhe dalin ne drite iluzionet qe vetvetiu bejne njeriun te shpresojne te bejne te pamunduren te mundur. Eshte ai momenti kur nje shprese lind. Fillojme te shpresojme te fjala : sikur… Ti nuk e di se sa e veshtire eshte ti thuash “ik” nje njeriu qe do shume. Po ti a me pyete ndonjehere si ia arrita te te them te ikesh nga une ? Por ne te vertete nuk te largova ty. Largova veten time nga vetvetja.

Nese dikush ngeli me te vertete vetem, isha vetem une.

Ky nuk eshte rasti kur duhet fajesuar dikush me cdo kusht. Fajtori gjithmone eshte ai qe humbi mes nesh. Une humba. Rrezova cdo lloj mundesie te ndertoj jeten time, ashtu sikur enderroja. Ajo shkendije qe ndezi zemrat tona, u shua po aq shpejt. Perse nuk flasin dy njerez qe dikur kane ndjere dicka per njeri-tjetrin ? Kam qene gjithmone i idese qe : Nese nuk mundesh te rregullosh dicka, te pakten mos e prish. Gjithmone kam menduar ti ze prite nje gabimi te mundshem.

Nese mendon se nuk te shikoj cdo dite, je gabim. Jetoj me ty cdo moment, edhe kur ti nuk do t’ia dish nese une ekzistoj.


I dashur mik. Keshtu me duhet te te them tani. Dije qe te dua shume. Nuk kam harruar prekjet e tua. Edhe qe je shpirt njeriu nuk e kam harruar. Aq me shume mbaj fort ne shpirt dashurine tende. Ti je lumturi per kedo qe ka fatin te te kete prane. Ti je i marre qe mendon keq ndonjehere per mua. Nuk kam ndryshuar. Jam prape po i njejti njeri qe ke njohur. Jeta me ka mesuar te hedh mbi fytyre nje mburoje qe te mbroj veten time. Asnjeri nuk e di se shuhem cdo dite. Askush nuk mundet te zbuloje se buzeqeshja ime ka shume trishtim brenda saj. Pervec teje normalisht. Sa do doja te flisja me ty. Por disa deshira, ngelen vetem deshira.

Kam edhe nje deshire te fundit. Mos me vrit, te lutem. Dije qe gjithmone te dua shume. Jam ne gjendje te kuptoj se kush quhet dashuri ne te vertete. Di edhe te ndaj gjerat e bukura, nga gjerat e lumtura. Mund te kuptoj se vetem duke marre fryme, nuk quhet jete. Qe te luftosh disa gjera, ne krah duhet te kesh njeriun e duhur qe te ndjek edhe ne gabimet qe behen. Por ti nuk je. Ndoshta ke te drejte per dicka. Nuk ishte shkruajtur per ne qe te jemi ne kete jete bashke. Shpresoj te me duash sadopak. Si njeri, asgje me shume.

Aq here sa ti merrje fryme prane meje, aq here jam i lutur Zotit qe te jemi bashke. Ne nje frymemarrje tenden, une mungova. Keshtu humba.

Lexoni me shume : Ne te dy. (Histori dashurie)

SHARE WITH FRIENDS:           
          

Komentoni