
Nje lufte e perdishme eshte edhe te jetuarit shendetshem. Nuk eshte as e lehte dhe as e pamundur. Jane shume sugjerime qe ju vine ne ndihme ne keto momente. Mjafton ti merrni parasysh dhe tu jepni rendesi atyre.
Qe te shpetoni nga jeta sedentare, ju duhet te ndryshoni disa sjellje qe beni. Madje duhet edhe te nderhyni ne dieten e perditshme.
Shendeti juaj varet nga sjelljet tuaja.
1. Mos u shendoshni shume. Mbani nje peshe konstante.
2. Beni stervitje se paku 180 minuta ne jave.
3. Shtoni ne dieten tuaj sa me shume fruta dhe zarzavate.
4. Hani sa me pak ushqime te kripura. Mbajeni ushqimin me nivel normal kripe.
5. Kontrolloni mire etiketat e ushqimeve. Shihni per skandencen dhe per nivelin e yndyres dhe sheqerit.
6. Mos konsumoni duhan. Ai do ju bllokoje arteriet dhe do ju plake para kohe.
7. Reduktoni kafeinen. Kujtoni dicka! Kafeina nuk gjendet vetem ne kafe. Ajo gjendet edhe tek pijet energjike.
8. Mos pini shume alkool! Respektoni rekomandimet e konsumit ditor te alkoolit.
9. Shtoni panxharin en dieten e perditshme. Ai ndihmon ne uljen e presionit te gjakut. Keshtu jetoni shendetshem.
10. Perpiquni te mos e vritni shume mendjen. Stresi ju rrit presionin e gjakut dhe ju ben te ndiheni te lodhur.