
Dieta është diçka që mund ta fillosh në çdo kohë, por më shumë se eliminim drastik të shumë ushqimeve, është një mënyrë jetese. Nëse mëson të hash të shëndetshëm dhe e kthen këtë në një mënyrë jetese. Aëherë do të mbetesh shumë larg gjërave që të shkaktojnë shtim në peshë. Keshtu specifikojnë studimet e fundit.
Tani që stina e verës ka trokitur dhe plazhi është në planet e afërta, të gjithë mendojnë kilet e tepërta që kanë fituar gjatë dimrit. Dhe në një kohë kur fillojmë të mendojmë për mënyrat e humbjes, studimet nxjerrin lloj-lloj rezultatesh. (që nuk janë gjithmonë në favor të gjinisë femërore.)
Dicka permendet shume kohet e fundit. Femrat e kane me te veshtire se meshkujt te bien nga pesha… A eshte e vertete kjo gje??
Meshkujt kanë më shumë masë muskulare se femrat dhe kanë më pak ndryshime hormonale krahasuar me femrat. Kjo ua bën atyre më të lehtë rënien në peshë. Megjithatë, sipas studimeve të fundit, humbja e peshës ekuilibrohet me kalimin e kohës për aq kohë sa të dyja gjinitë u qëndrojnë besnikë dietave të shëndetshme dhe aktivitetit sportiv. Kështu, miti bie poshtë, mos e merrni në konsideratë!