
Ftoi është një pemë frutore e viseve të ngrohta, ndërsa farat e tij përdoren gjerësisht në mjekësi për të prodhuar ilaçe.
Njerëzit e përdorin ftoin si frut organik ose si pluhur, ekstrakt apo çaj për problemet :
- dhimbjet e stomakut, inflamacionin gastrointestinal etj.
Ftoi përdoret gjithashtu edhe për ftohjen ose gripin.
Megjithatë, vlerat e vërteta të ftoit mund t’i merrni duke e konsumuar atë si frut organik bashkë me lëkurën. Duke qenë se është i pasur me lëndë të shumta ushqyese,
- si vitamina, minerale, përbërës fenolikë, antioksidues dhe fibra dietike.
Disa nga përfitimet shëndetësore të ftoit janë :
- ulja e kolesterolit,
- forcimi i sistemit imunitar,
- parandalimi i sëmundjeve gastrointestinale,
- lehtësimi i inflamacionit,
- ulja e tensionit të gjakut,
- parandalimi i alergjive të ndryshme,
- përmirësimi i qarkullimit të gjakut.
Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, zink, kalium, hekur dhe fibra dietike. Ai gjithashtu përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore.
-
Ndihmon në rënien në peshë
Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë sistemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirësuar shëndetin digjestiv.
-
Ftoi gjithashtu ka pak kalori, kripë dhe yndyra. Parandalon sëmundjet gastrointestinale
Përveç se ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, ku e facilitojnë edhe fibrat dietike. Ndihmon gjithashtu për të parandaluar një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikulitin.
Kujdesi ndaj lëkurës
Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave tek ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën.
Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira në lëkurë:
- duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet
Rregullon tensionin e gjakut
Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup pasi mban nën kontroll tensionin e gjakut . Ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket tensionit të gjakut, kaliumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu mund të ulet rreziku për zhvillimin sëmundjeve të tilla si arteroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, sulmi në zemër dhe goditjet në tru.
Forcon sistemin imunitar
Përveç antioksiduesve, ftoi është i pasur edhe në vitamina, si ajo A dhe E, të cilat forcojnë sistemin imunitar në disa mënyra. Për shembull, vitamina C stimulon sistemin imunitar duke rritur furnizimin me qeliza të bardha të gjakut, që janë të parat për mbrojtjen kundër viruseve, baktereve dhe patogjeneve në trup.
Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon aneminë
Përmbajtja e lartë në minerale, si hekuri dhe zinku, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Kështu parandalohen sëmundje të tilla si anemia për shkak të mungesës së hekurit.