
6 sinjale për ta kuptuar nëse është miqësi apo flirt 6 sinjale për ta kuptuar nëse është miqësi apo flirt
Miqësi apo flirt?
Ndodh me shpesh se sa mund te mendoni qe një miqësi ne dukje mund te rrezikohet. Gjithashtu shpesh sinjalet e tërheqjes reciproke edhe pse te dukshme nuk përfundojnë ne lidhje dashurie. Për shkak te ndrojtjes here te tjera nga situata te ndryshme kur ai është një mik i familjes, një koleg etj. Por cilat janë zilet e alarmit për një flirt te mundshëm?
1. Kërkim i vazhdueshëm i kontakt fizik i cili mund te jete një përqafim, një përkëdhelje, dore për dore, një puthje ne faqe etj.
Ju gjithnje qendroni prane tij/saj per ta ndjere prane. Shpesh e pyesni veten nese po beni gjene e duhur po kjo ju ben te ndiheni mire. Keni nevoje qe ta ndjeni te ju preke. Madje shpesh gjeni protekste te parendesishme vec ta ndjeni prane. Frymemarrja e atij personi prane tuajes eshte shume domethene per ju.
2. Provokime, kjo është një karakteristike tjetër e flirt dhe jo thjesht miqësi.
Ju nuk rrini rehat nese nuk e dini ku eshte. Sapo te jua kapin syte ju do filloni me provokime duke i rene anash, derisa ta kuptoni se ku ka qene. Per ju ka shume rendesi fakti qe te mos kete kontakt me njerez te seksit te kundert. Edhe nese ju e dini se ai person nuk ka mendje te jete me dike, perseri do te gjeni provokime te ndryshme derisa te siguroheni.
3. Pyetje për te kuptuar, si për shembull “ku ishe” “perse nuk me telefonove”, “po del me dike” etj.
Ndjenjehere edhe pa dashje na del pyetja : Ku ishe. Ose te pakten e degjojme prej dikujt. Ne kete rast te jeni te sigurt qe vec miqesi qe nuk eshte. Ju doni te siguroheni se nuk ka nje njeri tjeter ne kete mes, keshtu doni te dini se ku eshte me ke eshte dhe cfare ben.
4. Jeni dite dhe nate duke folur se bashku ne telefon.
Keni nevoje te degjoheni edhe nese keni pak caste qe po flisnit. Nuk eshte e lehte te rrini pa njeri tjetrin. Edhe nese jeni ne ambjent te perbashket gjithe diten, ne mbremje do te kerkoni me deomos te flisni perseri.
5. Mbështetni ne çdo moment njeri tjetrin për çdo gjë.
Keni njeri tjetrin dhe kjo ju mjafton. Nese keni shqetesime, gjeni gjithnje ate te gatshem te ju degjoje. Flisni hapur dhe pa doreza. Nuk keni frike se do ju gjykoje apo do ju beje te ndiheni fajtor. Me njeri tjetrin ju nuk keni sekrete as te fshehta.
6. Ndjeni xhelozi
Sigurisht nuk ka si te mungoje as xhelozia. Thelle thelle keni nevoje per njeri tjetrin dhe detyrimisht nuk doni te ndaheni prej te tjereve. Ndiheni xheloz pa e ditur se per cfare po beheni te tille. Keni inat nese dikush behet numri 3 ne raportin tuaj.. Por ama e shijoni edhete qenit xheloz per dike qe akoma nuk e ke bindur veten se e do.