
Ti je vetëm e imja’, kështu i tha Bajram Krasniqi 22 vjeç kushërirës së tij 14-vjeçare para se t’i qëllonte me armë, pak ditë më parë. Pa kapërcyer akoma këtë ngjarje shokuese, një tjetër tronditi opinionin publik shqiptar dy dite me pare,kur Aldison Belulaj ekzekutoi me armë Ariela Muratin, vajzën të cilën e dashuronte, por ajo e refuzonte.
Marrë shkas nga këto dy ngjarje të fundit, ne e ndjejmë për detyrim që kushdo që gjendet në këtë situatë ku nuk mund ta përballojë refuzimin e dashurisë, të lexojë këtë artikull dhe të reflektojë.
1.Ti nuk ke asnjë të drejtë të pretendosh të të pranojë
Të jesh BURRË nuk do të thotë të mos ndihesh i lënduar. Sigurisht, edhe burrat ndihen të lënduar, të zhgënjyer pas një refuzimi. Këtë edhe mund t’ja thuash asaj. Por ajo që nuk duhet të bësh është të mos e shfrysh zemërimin tënd duke e lënduar atë. perpiqu te tregohesh sa më i matur. Kerko me miresjellje të bisedoni sebashku. Edhe nese refuzimi do të jete i vazhdueshëm ti mos u ligeshto… Arsyeto dhe mendo rreth arsyejeve të asaj femre perse të refuzon.
2.Doni ta impresiononi një femër? Tregojini sesi e përballoni rezistencën.
Një burrë i fortë nuk zemërohet kur gjërat nuk shkojnë sipas planit. Një burrë i fortë i përballon gjërat me maturi. Nëse dëshiron me patjetër t’ja ndryshosh mendjen, fillo t’i tregosh që ti e respekton vendimin e saj. Në fund te fundit ajo ka jetën e saj dhe ti nuk duhet ta shqetesosh. Mundesh ta përdoresh krenarine tende më me zgjuarsi. Ti je aq i zoti sa të dashurosh dikë që të meriton. Mendo se pavasisht të gjithave, ajo nuk është e duhura për ty!
3.Duke u refuzuar disa herë kthehesh në një manjak.
Ose në një të dashur abuziv ose në një përdhunues ose në një vrasës. 1500 femra vriten çdo vit nga partnerët për këtë arsye. Perse duhet të shkatërrosh jeten tende kur nuk është e nevojshme. Ti nuk do jesh duke e dashur atë vajze. Ti thjeshtë do të jesh i fiksuar pas saj, sikur ajo te ishte molla e ndaluar. Mëndo sa negativ do dukesh ne sy të shoqerisë tënde.
4.Po të mërzitesh ose nevrikosesh me të, asaj nuk ka për t’ju ndryshuar mendja.
Nëse ajo po largohet nga ty, harroje ta kthesh duke treguar nerva. Pasi të ketë parë të nxehur dhe me nerva, ti mendon se ajo do thotë me vete: “Mbase ai është djali i mirë dhe i sjellshëm që kam kërkuar gjithmonë”?. Ti duhet të mësosh të bësh pjesë në jetën e saj nëpërmjet respektit dhe jo kërcënimeve. Sa më shumë ta kërcenosh aq më shume ajo do frikesohet prej teje. Më thuaj, kujt do i pelqente të jetonte me një maniak agresiv. Ti në syte e saj, je i tillë! Je thjeshtë nje qenie që i ngjall frikë dhe pasiguri.
5.Ka disa arsye pse ajo po të refuzon
Mbase është e lodhur dhe s’ka nerva të merret me ty. Mbase ka halle në familje dhe nuk e ka mendjen tek dashuriçkat në këtë periudhë. Ose ti i kujton ish-të dashurin, ka shumë arsye. Ti nuk je asgjë dhe askush para syve të saj, ndaj HIQ DORE! Lëndimi për ty do të jete i përkohshem.
6.Ti po e dreqos nëse fillon me kërcënime!
Nëse fillon ta kërcënosh, të bëhesh posesiv, me shumë mundësi ajo do ja hapë zemrën dikujt tjetër që do e kuptojë dhe do i qëndrojë pranë. Ndërsa ti do mbetesh “me gisht në gojë” sepse ai tjetri tashmë e ka bërë për vete. Harroje që do e bësh për vete me ‘trimerite’ e tua. Nëse je vertete i fortë shfaqe këtë gje në një situate tjeter jo me një femer që nuk ndjen asgjë per ty. Dhe mos harro : Jo të gjitha femrat heshtin perballë kërcenimeve.
7. Fillo që sot ta shikosh çështjen e refuzimit me maturi dhe gjakftohtësi.
Fto një vajzë për të dalë. Të tha jo? Qeshi dhe vazhdo jetën. Mos u anko për të, mos e quaj “e përdale”.
8.Nëse ti nuk e përballon dot kur një femër të refuzon, si do i përballosh situatat e tjera në jetë?
Ndonjëherë në jetë nuk e merr gjithmonë atë që do, por kjo nuk do të thotë se nuk ka shance të tjera, ndoshta më të mira. Ne duhet t’i pranojmë siç janë gjërat që nuk i ndryshojmë dot dhe gjithashtu të kemi kurajon t’i ndryshojmë ato që mundemi. Imagjino sa herë do refuzohesh nga njerez të ndyshëm dhe ti nuk do kesh as guximin më të vogel ta ndryshosh këtë situate. Po sikur të mos aprovohet kërkesa jote për punë? Do shkosh ditë për ditë pas dere duke kërcenuar punëdhënësin?? Vërtet mëndon se ai do të ndyshoje mendje rreth teje???
Reflekto dhe mos harro se askush dhe asgjë nuk ka te drejte të ja marre jeten dikujt. Pervec fatit që është përcaktuar nga fuqi mbinatyrore.
Përgjithësisht ato “gjërat” që duhet të ndryshohen janë pikërisht sjelljet dhe veprimet tona!
Kërkoni ndihmë! Nëse e ndjeni të vështirë të përballeni me refuzimin apo ndarjen kërkoni ndihmë të specializuar te psikologu, mbështetuni tek rrethi juaj shoqëror dhe familja dhe ju premtojmë se do të kalojë.
Ndihem keq për Arielen…..
Cuditërisht!!! Femra u dashka të vdese sa herë që refuzon dikë…………E gjora Ariela…… Sot do ishte duke studiuar pranë reflektorit, ose mbase do ishte duke pire një filxhan caj me motrën e saj… Fatkeqësisht askush nuk do e perqafoje më atë vajzë. Nuk do e ndjeje askush prane, nuk do i kërkojnë një mendim apo një këshillë… Po miqtë e saj si do ndihen kur ndonjë petagog të shpërqendrohet dhe të thërrase emrin e saj në oren e seminarit.
Kush do e ketë zemrën aq të fortë sa të ngrijë zerin me frazën : Ariela mungon sot e do mungojë tashmë përgjithmonë! E shoqet e saj a do kenë më deshirë të shkojnë në kafenenë e saj të preferuar? E gjora ajo nënë që nuk do ketë vajzen ta zgjoje gjatë mëngjeseve të së dielave përtace!?? A do ketë më dëshire të gatuaje ushqimin që Ariela e pelqente më së shumti? Sa më shumë me kalojnë keto mendime në mendje, aq më shumë rrenqethem dhe kam frikë.. Paradoksale, një studenteje të drejtësisë i bëhet padrejtësi.. Ku jemi e sa siguri kemi qe do jetojmë edhe neser. Nuk e di……..
Ariela qofsh e lumtur ne atë jete! Meqë në ketë jete nuk të la njeri ti gezoheshe jetes tende!!! 🙁