
Ankthi bën pjesë në jetën tonë, ku përfshin jetën familjare, bashkëshortore, e profesionale. Pasiguritë e pakënaqësitë, krijojnë ndjesi frike, mungesë besimi, ndaj dhe humbet rrugën për të zgjidhur konfliktet e brëndshme me veten e me botën.
Ankthi shpreh disa ndjesi në gjëndjen fizike e psikike tonën.
Si t’a kuptojmë atë. Kur ke ankth, ndjesitë përshkrojnë gjëndjen tonë fizike,
- si rrahje të shpeshta të zemrës,
- marrje fryme,
- ndjesi për të vjellë,
- dridhje duarsh,
- dhimbje koke etj,
- ku shoqërohet me mendime negative,
- mungesë besimi tek vetja,
- mungesë force për t’a përballuar këtë frikë që e zotëron individin në rast të tillë.
Kur kemi ankth akut (të menjëhershëm), në të cilën përjetohet në rastet ku gjendemi të situata kompromentuese.. Ndjejmë panik për mënyrën sesi duhet përballuar konflikti, zëmërimi apo gjëndja stresuese që po ndjejmë. Ankthi kronik, është një gjëndje që zotëron një pjesë të kontrollit të sjelljeve dhe ndjesive tona. Ku është një ndjenjë frike e madhe dhe e pakontrollueshme.
Përmirësimi apo kontrolli i ankthit, bën që individit që vuajnë nga simptomat e ankthit. Te gjejnë një mënyrë jetesë për t’a përballuar gjëndjen e tyre psikologjike e fizike.
Tek personat që ndiejnë ankth që kanë shqetësime gjithë kohës, menaxhimi apo kontrolli i sjelljeve do të ishte një nga mënyrat për të siguruar tek ata/ato besim që gjithçka do të shkojë mirë. Shmangie nga situata që sjellin konflikt, reduktimi i stresit në përdishmëri, evitimi për të marrë përgjegjësi përtej aftësive etj.
Përpiquni të mendoni në mënyrë pozitive, mësoni të jepni rëndësi gjërave që kanë vlerë dhe ju mund të përfitoni, kështu i siguroni vetes mendime konstruktive.
- Përpiquni të jeni altruistë do ju ndihmojë të jeni më empatikë, të sigurt në vete, dëshirë për të bërë mirë,
Kështu nivelit i ankthit reduktohet.
Pjesëmarrja në aktivitete të ndryshme, aty ku mund të jeni të prirur apo ju që bëjnë të ndiheni konfident (të besueshëm),vepron si mekanizëm për të mbrojtuar veten nga rrethi vizioz (si ankthi,stresi) që krijojmë kur ndihemi të pafuqishëm.
Ndani me pjesëtarët tuaj të familjes për problemet, shqetësimet tuaja. Do ju ndihmojë të çlironi ndjesitë negative që keni e po përjetoni.
Nëse nuk ja dilni dot sesi të veproni ju sugjeroj të këshillohuni tek një psikolog, për të menaxhuar apo nxitur sjellje pozitive, për të përmirësuar jetën tuaj familjare, bashkëshortore e profesionale.