
ZANA e MALIT
Pashe dy syte e tuj moj zane
A m’difton kush t’ka lakmue
Tek burimi shkon me kange
E kur kthehesh permallue?
Ato syte e tuj plot drit
Rrezet diellit ja kan marre
Nuk lajne kend per m’u avrite
Se e djegin e baje zhare.
A mos t’duket rande buljera,
Permbi shpinde qe ke ngarkue
Apo kpuce ke vesh te tjera
qe t’kan lodhe e t’kan ngushtue.
Fol pra zane mos rri mendue
m’thuej pra mu mos ke ndoj hall
Mos rri vetem tuj durue
Fol pra ti thuje nji fjale!
Kurr nji here nuk jam dorzue
Pasha njat nane, qe ty t’ka rrit
M’len nji here me t’u afrue
Me t’marre ere e me t’marre ndryk.
“-Jo bre djal, se une s’jam m’sue
gjithkujte syte per me ja pa”
– “Per njat zot qe t’ka krijue
zemra dysh asht tuj m’u n’da”
Falma pra ti zemren Zane
bash si gjakun ma don zemra
ule pra buljeren tande
e m’lem mu ta bi, te dera.
“Hajde pra mor djal i rie..
Qe n’shpat malit ti je rrit
se me ty kam ra n’dashnie
por kam frik se baj korit.
Jo bre zane kur s’kam me t’lanun
Pernjat bese qe s’ka t’pague
Lule t’bukra kan me zanun
Bashke do i rrisim e kem me gzue.