
Çfarë zbukurimi të zgjedhim për një mobilim tradicional apo modern?
Materialet që përdoren për të zbukuruar shtëpinë gjatë periudhës së Krishtlindjeve janë nga më të shumtat. Që nga qelqi e deri tek letra, copat e arta e të argjendta dhe të gjitha në mund të krijojnë një atmosferë të ngrohtë e të gëzueshme.
Të krijosh ambientin e duhur do të thotë të përgatisësh gjithçka me shumë dashuri, shije të mirë dhe shumë fantazi. Sigurisht, sugjerimet dhe idetë nuk bëjnë kurrë keq. Madje ato ndihmojnë për të hapur mendjen dhe rritur fantazinë tuaj në realizimin e kompozimeve fantastike të zbukurimit.
Të dekoroni shtëpinë tuaj para krishtlindjeve është po aq argëtuese sa edhe hapja e dhuratave mëgjesin e Krishtlindjeve.
Atmosfera e dhjetorit është e dukshme gjithandej, nuk mjafton vetëm përgatitja e bredhit dhe vendosja e aty-këtu e disa dekorimeve të thjeshta.
Është një çështje stili, gjetja e veçantive të cilat sjellin ndryshim, e po ashtu dedikimi me dashuri dhe pasion për të krijuar këtë atmosferë unike. Por edhe nëse nuk dini, mos u shqetësoni sepse çdo gjë mësohet. Mjaftojnë disa këshilla dhe paksa gusto dhe më pas koha do të bëjë të sajën. Vit pas viti, Krishtlindje pas Krishtlindje, shtëpia do të fillojë të “vishet” dhe të “stilohet” më mirë, falë syrit tonë të stërvitur dhe dëshirës për të kaluar sa më bukur këtë festë.
1.Pema e Krishtlindjeve
Shumica e konsiderojnë pemën si simbolin e Krishtlindjeve . Kështu që nuk ju ngelet gjë tjetër vetëm që të blini një peme tëvërtetë ose Stolite e krishtlindjeve artificiale. E vendosni në sallonin tuaj në mënyrë që miqtë që ju vizitojnë ta shikojnë sa hapet dera.
Dekorojeni sipas shijeve dhe stilit tuaj. Në qoftë se keni dyshime dhe stolitë ju mungojnë po ju paraqesim disa ide festive:
Dritat varg në pemë.
Një pemë e ndezur me drita nga më të ndryshmet më padyshim që festat do ti bëjë akoma edhe më të bukura. Dritat e vogla të bardha janë të njohura, por ju gjithashtu blini një shumëllojshmëri dritash me ngjyra të ndryshme si blu, e kuqe.
Filloni zbukurimin e pemës duke e vendosur vargun e dritave nga poshtë në mënyrë që të ketë afër edhe ndonjë prizë elektrike,më pas i vendosni dritat në formë spirale.
Dekori me stolitë.
Pema e Krishtlindjeve nuk konsiderohet si e tillë pa stolitë e saj. Ndaj në qoftë se mundësitë janë të pakta për ti blerë filloni duke i bërë vetë, duke përdorur kopsa, kristale, letra të shumëngjyrta, pambuk etj.
Asgjë nuk është e pamundur! Mos harroni të vendosni yllin në krye të pemës, është tradicionale. Simbolizon yllin e Davidit që çoi tre njerëzit e mençur për të gjetur vendlindjen e Jezusin. Ju gjithashtu mund të vendosni në pemë me një engjëll , një flok dëbore , ose në një tjetër dekorim festiv.
Dekori rreth fundit të pemës.
Poshtë pemës mund të vendosni një tapet të bardhë me flokë në mënyrë që të ngjasojë me një sipërfaqë toke e mbuluar nga debora. Mendoni të vendosni dhurata reth e qark pemës ,familja dhe miqtë po i presin.
2.Çorapet e Varura
Çorapet janë një tjetër element shumë i rëndësishëm festiv. Ju mund ti blini ato ose ti punoni me dorë. Përdorni fjongo të kuqe dhe të gjelbërta pasi janë ngjyrat që simbolizojnë festën. Është mirë që çdo anëtar i familjes të ketë çorapin e tij ,mos harroni ti vendoni pranë oxhakut!
3.Mos harroni veshtull-ën
Do ishtë mirë të vendosnit një veshtull të freskët në një çerdhe ose në ndonjë pemë në oborrin tuaj. Ju mund ta bleni në një dyqan lulesh dhe ta vendosni në shtëpinë tuaj. Në qoftë se nuk mundeni ju mund ta bëni vëtë atë duke përdorur një fjongo të vogël të kuqe mbi një grep.
Dhe sigurisht, të inkurajoni njerëzit që ti japin njëri-tjetrit një puthje , nëse ata e gjejnë veten duke qëndruar nën veshtull së bashku .
4.Dekoret e Jashtme
Dekoroni derën me një kurorë Krishtlindjesh . Bleni një kurorë të bërë më gjethe bredhi të freskëta ose artificiale. Një kurorë do të bëjë shtëpinë tuaj të duket më frymën e Krishtlindjeve. Ju gjithashtu mund të bleni një kurorë të bërë nga tela ose plastike që mund ta përdorni sezon pas sezoni.
Vendosni drita në natyrë.
Nëse keni pemë të vogla ose shkurre në oborrin tuaj ju mund të bleni drita të cilat janë formuar si rrjeta , që e bën të lehtë për ti hedhur ato mbi shkurre. Konsiderojeni si një ide të zgjuar blerjen e driatve në formë copash akulli që rrinë mbi derën tuaj të varura.
Vendosni qirinj në dritare.
Nëse në stilin tuaj është delikate dhe qetësia , vendosja e një qiriu elektrik në çdo dritare të shtëpisë,do të ishtë një ide e bukur pa shumë shpenzime.
Bëni flokë dëborë prej letre.
Fëmijet e adhurojnë kur bëhet fjalë për festa. Ndaj do ishtë ide e bukur të merreshin me krijimin e këtyre formave,që mjafon ti ngjitësh në dritare.
Ngjyrat
E kuqja dhe e gjelbërta janë ngjyrat e Krishtlindjeve , kështu që çdo gjë që e ka këtë skemë me ngjyra do ta bëjë shtëpinë tuaj të duket më festive.