
Make upi i duhur per syte blu. Keshilla estetike.
Kur behet fjale per grimin vajzat kujdesen ne maksimum. Eshte e veshtire te dukesh gjithnje bukur, derisa te gjesh stilin qe te perket ty. Zakonisht syte blu jane ata qe jo gjithmone mundesh te iu gjesh make upin e duhur.
Ja ku po ju japim disa keshilla se si te beni make upin e duhur nese keni sy blu.
Fondatina.
Asnjehere mos zgjidhni fondatine qe ua zbeh ngjyren e lekures. Kujdesuni qe te keni ngjyre qe iu ben kontur me te plote. Gjithmone merreni fondatinen nje numr me te qelet sesa ngjyren e lekures suaj. Kujdesuni per ngjyren e rratheve te syve. Nese e beni shume te zymte, do te humbe hijeshia e syrit blu.
Peneli.
Peneli i mire iua nxjerr syrin ne pah. Ndaj nese zgjidhni nje ngjyre toni te mbyllur, kafe ose gri, atehere peneli duhet te jete i zi. Ne kete menyre do marre tere vemendjen ngjyra blu e syrit. Mos eksperimentoni me idene qe te gjeni dicka qe ju shkon. Nese e vini lapsin ose penelin bukur, do ta keni me te lehte te gjeni ngjyren e tonit per kapakun e syrit. Gjithsesi te jeni te bindura se konturi i syrit me ngjyren e erret do te ju beje gjithnje te dukeni bukur. Do jeni te rriskuar nese zgjidhnji nje ton qe nuk kombinohet me gri ose zi.
Toni.
Nuancat qe do ju bejne te dukeni bukur : vjollca, ngjyra e argjendte dhe roza e lehte. Toni i ftohte i syve blu ben kontrast me tonin e nxehte te ketyre 3 ngjyrave. Nese doni grim te theksuar, mund te perdorni te purpurten e zbehte, grihe ose te bardhen. Por nese doni te ndryshoni me lookun tuaj ju sugjerojme dicka tjeter. Efekti “smokey-eyes” i pershtatet shume bukur ngjyres blu te syve.
Ngjyrat dhe nuancat e ngjyres blu.
Nese doni te beni maku up me ngjyre blu beni kujdes : ngjyra blu qe zgjidhet si hije duhet te jete e tille qe te kombinohet me ngjyren e irisit. Nese zgjidhni nje nuance te perafert rrezikoni te humbni ngjyren e syve. Do ju duket nje ngjyre me e zbehte. Por edhe mund te mos dukeni fare qe keni sy blu. Prandaj zgjidhni nuanca te shndritshme dhe te forta. Ne kete menyre ju theksoni ngjyren blu te syve.
Rimeli.
Gjithnje duhet te kombinoni rimelin, tonin e syve dhe penelin. Jo gjithmone ju duhet nje rimel i zi i theksuar. Por ka raste qe ju duhet me deomos i erret. Kur zgjidhet nje grim natyral, duhet me patjeter ti theksoni syte me laps te zi dhe rimel. Nese jeni ne pune dhe keni angazhime do dukeni bukur me ton te ndritshem dhe me nje laps te zi. Nese doni te dilni pa bere make up, vini me patjeter te pakten rimel.