
Perberesit :
- Luleshtrydhe, qershi apo banane, (Cilin frut te deshironi)
- 150 ml qumesht kremoz
- 500 gr biskota
- 800 gr krem djathi (Philadelphia)
- 250 gr gjalp
Pergatitja :
Hapi 1
Grijme ne blender biskotat. Ato jane gati vetem pasi te jene thermuar teresisht.
Hapi 2
Ne nje ene shkrijme gjalpin. Pastaj shtojme biskotat ne te. I perziejme mire derisa te lagen tere biskotat me gjalpe.
Hapi 3
MArrim nje tepsi dhe shtrojme bazen e biskotave. E puthisim mire me dore edhe anash saj. Keshtu e veme ne ftohje ne frigorifer per gjysem ore.
Hapi 4
Lajme mire frutin qe kemi zgjedhur. E pastrojme dhe e fusim ne blender qe ta copetojme.
Hapi 5
Ne nje tas perziejme kremin e djathit bashke me qumeshtin. E bejme nje mase te lidhur. Shtojme edhe masen e frutit te bluar.
Hapi 6
Nxjerrim tepsine nga frigoriferi. Mbi bazen e biskotave hedhim masen kremoze qe krijuam. E perhapim ne tere gjeresine dhe e rikthejme ne frigorifer edhe per 5 ore te tjera.
Hapi 7
Pasi te kete kaluar koha e nevojshme, e nxjerrim dhe e dekorojme me copa nga fruti qe kemi perdorur.
Ju Befte Mire!