
Konfigurimi dhe aktivizimi i internetit me Vodafone , T-Mobile , Eagle, Plus
Si behet konfigurimi dhe aktivizimi i internetit per cdo kompani celulare ne nje pajisje Android ose Apple.
Eagle Mobile, Plus, T Mobile, Vodafone
Ndiqni hapat e meposhtem sipas fotografive. Qe ta beni kete normalisht ju duhet te keni nje pajisje smartphone si dhe internet ne aparatin tuaj per ta perdorur ate. Kompani celulare te ndryshme ofrojne sherbimet e tyre ne tregun shqiptar.
Ne do ti marrim me radhe qe te mesojme si behet konfigurimi e internetit ne cdo kompani celulare.
Hapat me fotografi jane te njejte per te gjitha kompanite. E vetmja gje qe do ju duhet te ndryshoni eshte APN. Ne rastin tone ne kemi marre nje Huawei me sistem operativ ANDROID. Pothuajse te gjitha pajisjet me sistem Android kane te njejtat levizje.
Fillojme me fotografine e pare. Hyni ne menune kryesore te aparatit smart qe ju keni dhe gjeni ikonen qe kemi zgjedhur me te verdhe.
Eshte butoni Settings ose ne shqip butoni i rregullimeve. Do hapet menuja e meposhtme. Zgjidhni opsionin More
Veproni sipas udhezimeve te fotografise. Futuni te menuja Mobile Network. ne fotografi ju tregojme se si mund te jene edhe ne gjuhe te tjera si : italisht, angisht, greqisht dhe normalisht edhe shqip.
Ne menune e re do te gjeni fjalen Access Point Names. Zgjidheni ate opsion qe te shkoni ne hapin tjeter te konfigurimit.
Te fotoja e radhes zgjidhni opsionin e vetem qe keni. Fjala inf eshte informacioni qe ju do jepni per tu bere lidhja ne internet.
Do shikojme menune e radhes. Le ti marrim te gjitha opsionet e fotografise me radhe.
- Name = Inf (ketu nuk luajme asnje gje)
- APN = Ketu do shkruajme emrin e aksesit per tu lidhur ne internet.
Ne Shqiperi kemi disa kompani celulare qe ofrojne sherbimet e tyre.
Ato jane : Eagle Mobile, Plus, T Mobile, Vodafone
Me poshte do ju tregojme se si behet konfigurimi i internetit per secilen kompani.
- Vodafone shkruani vodafoneweb . Kjo kompani ofron mundesine ta konfiguroni online telefonin tuaj. Per tu adresuar te faqja e ku behet konfigurimi klikoni KETU .
- Eagle Mobile shkruani nje mesazh te ri me fjalet internet samsung (per telefona samsung, ose iphone varet nga pajisja qe keni) dhe dergojeni te numri 54000. Menyra tjeter eshte te shkruani fjalen internet. Kaq ishte edhe per Eagle Mobile
- T Mobile ofron gjithashtu disa menyra konfigurimi. Njera eshte te telefononi ne numrin 142.Aty do merrni udhezimet e duhura. Menyra tjeter eshte te dergoni mesazh ne numrin 55510. Do ju vijne me mesazh konfigurimet e nevojshme. Nje menyre tjeter eshte te shtypni #100# te menuja kur doni te beni nje telefonate. Pastaj ndiqni udhezimet qe ju jepen ne menune e telefonit. Menyra tjeter eshte te ndiqni rrugen qe ju kemi treguar me siper. Settings/ Wireless Controls/ Mobile Network/ Access Point Names/ tek APN do shkruani tekstin: internet.t
- Plus Albania ofron opsionet e saj. Njeri prej tyre eshte te shkoni te menuja e thirrjeve dhe te shkruani #100#. Aty ndiqni udhezimet qe ju jepen. Menyra tjeter eshte te telefononi te numri 140. Aty merrni udhezimet qe ju jepen nga nje operator.
Hapat e meposhtem jane njesoj per te gjitha kompanite
Eagle Mobile, Plus, T Mobile, Vodafone
.
- Proxy = Mos shkruani asgje
- Port = Lereni sikur eshte
- Username = Edhe ketu nuk do shkruani asgje
- Password = Edhe kete lereni bosh
- Server = Lereni bosh
- MMSC = Lereni bosh
Tani le te mesojme cfare jane disa fjale qe ne gjejme gjate rruges se konfigurimit te pajisjes.
Cfare eshte APN ?
APN jane inicialet e Acess Point Name = Emri i pikes se aksesit. Me fjale me te thjeshta do te thote qe ne udhezojme pajisjen tone ku te adresohet, ne menyre qe te marre informacionin qe duam.
Cfare eshte 4G & 4G+
4G dhe 4G+ eshte teknologjia me e shpejte e lidhjes se pajisjeve celulare ne internet. Njihet ndryshe edhe si LTE , ose Long Time Evolution. Shpejtesia me e madhe qe arrin 4G ne kur ne shkarkojme nje material eshte 150 Mbps. Shpejtësa me e madhe e 4G+ arrin ne shkarkim prej 300 Mbps. Ne ngarkim arrin 50Mbps duke shumefishuar mundesite e ofruara nga 4G.
Në çfarë frekuencash punon 4G+
Kjo teknologji mbeshtetet ne frekuencat 1800 MHz dhe 2600 MHz. Nje wireless (wifi) qe ne kemi ne shtepi punon ne 2400 MHz.
Nese ju nuk keni nje aparat celular qe nuk mbeshtet teknologjine 4G mos u deshperoni. Ekzistojne akoma 3G dhe 2G. Ju mund te zgjidhni manualisht ne celularin tuaj se cfare doni te perdorni.
A jane te demshme keto vale qe transmetohen FREE ?
Normalisht qe jane shume te demshme, por ne jemi thjesht konsumatoret. Nuk vendosim ne per disa gjera por kompanite e medha boterore. Ato ju ofrojne qeverive kapitale marramendese per tu lejuar te transmetojne ne frekuenca me apo pa pagese.