
Gatimi tradicional i nates se nderrimit te viteve. Gjeli i detit.
Perberesit :
- Gjel deti
- 3 Patate
- 2 Domate
- 1 Qepe e thate
- 2 Karota
- Piper, kripe, majdanoz i fresket, rigon, spec djeges i bluar.
- 1 filxhan Vaj ulliri
Pergatitja :
- Si fillim ziejme gjelin e detit. (Derisa ti ngulet piruni lehte ne korriz.)
- Grijme ne kube, karotat, domatet, qepen sa me imet.
- Skuqim si fillim qepen derisa te behet kafe e lehte.
- Pastaj i shtojme domatet dhe karotat.
- U hedhim rigon, piper dhe pak kripe.
- Patatet i presim ne rrathe dhe i veme te ziejne ne lengun e mishit. Nuk duhet te zihen plotesisht por sa te zbuten.
- Kur te jene bere gati domatet dhe karotat i fusim ne zgavrene gjelit.
- Vendosim edhe disa rrathe patatesh por jo shume.
- Pjesen tjeter te patateve i vendosim rreth gjelit ne tepsi.
- Hedhim vaj ulliri dhe erezat, rigonin, majdanozin, dhe spec te kuq.
- Futet ne furre per nje ore ne 190 grade
- Kur ta hiqni nga furra lereni te ftohet pastaj priteni.
Nese deshironi pergatitni nje salce te lehte :
- Perzieni nje filxhan caji me majonez,
- nje luge mustarde,
- vaj ulliri,
- rigon,
- pak piper,
- Gjysem limoni te shtrydhur.
Kjo salce eshte shume e shijshme edhe per mishin edhe per patatet.