Si te pergatisim Jufka. Embelsire e lehte. Gatime tradicionale Korcare.
March 10, 2017
Si te pergatisim Jufka. Embelsire e lehte. Gatime tradicionale Korcare..
Perberesit :
4 kokrra veze
2 filxhan caji pluhur qumeshti
3 filxhan kafeje niseshte
1 luge kafe sode buke
pak miell
400 gr sheqer
Pergatitja :
Ne nje tas hedhim qumeshtin pluhur, niseshten , soden dhe vezet. I trazojme derisa te behet nje mase uniforme. Nqs brumi qe zeme behet i holle mund te shtohjme pak miell derisa masa te trashet pak.
Lyjme taven me gjalp dhe e hedhim brumin toptha te vogla ne tave.
E fusim ne furren e nxehur me pare ne 180 grade per 10 minuta.
Ne nje tenxhere hedhim sheqerin, i hedhim uje qe te mbuloje sheqerin dhe e veme ne sobe te pergatitet shurupi. Do vini re se do te trashet dhe do te marre ngjyre. Pas 20 minutave fikeni zjarrin.
Ku te jene pjekur jufkat nxirrini nga furra.
Ashtu te nxehta hidhen ne shurupin e nxehte. E pine shurupin shpejt dhe njekohesht fryhen.