
Si te pergatis zupa.
Receta gatimi nga gjyshet moderne!
Zupa
Perberesit :
- Nje bustine puding me shije te preferuar,
- 500 ml qumesht
- Dy gota sheqer
- Dy luge konjak
- Nje kuti pana me shije frutash
- Kater veze fshati
- Dy banane dhe rrush te thate
Pergatitja:
Si fillim pergatisim pudingun. Ne nje ene valojme qumeshtin. Nderkohe marrim nje tas ne te cilin te perziejme puddingun me qumesht te vaket. ( Nuk duhet te jete i nxehte sepse e ben pudingun te trashet dhe me pas nuk do jete mase e njetrajtshme). Pasi e perziejme mire qumeshtin me pluhurin e pudingut shtojme edhe sheqerin. Trazohen sebashku deri sa te behet nje mase kremoze. Nderkohe qe qumeshti po valon, marrim dhe e shtojme avash avash masen e trashe. Me njeren dore duke e hedhur me doren tjeter duke e perzier qe te mos e leme te ngjise. E leme keshtu deri sa te jete trashur plotesisht. Fikim zjarrin dhe e leme pudingun qe te ftohet.
Ne nje rrahese vezesh rrahim vetem te bardhat e vezeve me pak sheqer dhe me pas shtojme panna. E rrahim perseri derisa te trashet dhe te behet mjaftueshem kremoze. Pas i shtojme dhe konjakun,dhe e perziejme edhe per dy tre minuta.
Marrim bananen dhe e presim ne feta te holla.
Duhet te kemi parasysh qe gotat ose tasat qe duan te vendosim embelsiren,duhet ne fillim te jene lagur me uje. (Vec te jene lagur dhe jo lene me uje). Shtojme si fillim pak pudding,me pas pak krem te pergatur, dhe e bejme me shtresa. (Sikur ne foto)
Shtojme edhe bananen dhe rrushin e thate.
Per dekor mund te vendoset nje biskot ose qofte dy tre kokrra rush.
Lihen ne temperature ambient per 1 ore dhe me pas mund te shoqerohen edhe me nje gote leng frutash!