
Si te masim shpejtesine e internetit.
Tutoriale shqip Falas
Pothuajse te gjitha familjet shqiptare vitet e fundit jane familjarizuar me pranine e nje kompjuteri ne shtepi. Nese jo kompjuter , atehere laptop, telefon smartfon , Ipad apo ndonje pajisje Samsung. Te rinjte jane ata qe jane perdoruesit kryesor te tyre normalisht. Por jane edhe nje pakice e vogel e moshave te medha qe jane admirues te teknologjise. Kane mesuar gjerat elementare si Facebook, Youtube apo E-mail. Per ta eshte nje arritje e madhe. Ndonjehere kur shikojne telenovelat e tyre, nese filmi ndalohet, apo vonon te hapet atehere fillojne te shqetesohen.
Ne do te ju tregojme si matet shpejtesia e internetit
Nje nder faqet me te njohura qe ben kete funksion eshte www.speedtest.net. Vizitoni faqen fillimisht.
Ketu shikoni adresen IP qe ju keni ne shtepi.Nese keni IP publike kompania ku ju jeni abonent ju jep nje ip te pergjithshme qe quhet IP Dinamike. Nese keni IP REALE atehere aty do shikoni adresen IP qe ju perket.
Ne rastin konkret kompania jone eshte www.ibc.al . Klikoni mbi butonin BEGIN TEST ose INIZIA TEST nese kompjuteri juaj ka sistem operativ ne gjuhen italiane. Por kjo faqe ka dy pamje te ndryshme. Shikoni fotografite dhe hapni ate qe ju hapet te browseri juaj.
Pasi testimi i linjes se internetit tuaj te kete mbaruar, do shikoni disa rezultate si me poshte. Ne po juaj shpjegojme sa me thjesht qe te mundemi.
- Ping = Kontakti me serverin kryesor te kompanise eshte 6 milisekonta (6 ms)
- Download = Shpejtesia e shkarkimit eshte 18.4 mb
- Upload = Shpejtesia e ngritjes online eshte 11.1 mb
Tregojuni edhe miqve tuaj se si matet shpejtesia e internetit. Eshte shume e thjeshte. Vetem me nje klik. Klikoni AGAIN nese deshironi te beni serish testin e shpejtesise
Le te shpjegojme pak me thjesht termat ping, download, upload.
Treguesi qe behet per te mesuar nese ne marrim ose jo paketa nepermjet komandes se IP, quhet PING
Shpejtesia e dergimit te kerkeses per te marre informacionin, ose ndryshe UPLOAD
Shpejtesia e marrjes se informacionit, ose ndryshe shpejtesia e shkarkimit DOWNLOAD
Per te mesuar me shume mbi termat e perditshem teknologjik lexoni artikullin perkates duke klikuar KETU .