
Te kesh nje partner te bukur dhe terheqes nuk eshte dicka e lehte. Sigurisht nuk duhet te presim qe te mos kemi telashe (pa fund). Nuk eshte mision i lehte te mbash vec per vete dike qe e lakmojne shume femra. Pastaj nuk jane te rralla as situtat e sikletshme. Mund te shihni stjuardesen qe flirton me te, nje kamariere qe e ngacmon, apo nje stiliste qe kalon gishtat neper trupin e tij.
Per te jua bere me te lehte jeten, kemi disa keshilla per ju. Vazhdoni te ndiheni krenare dhe te doni partnerin tuaj, e mos harroni keto keshilla :
1. Kujtohuni që ai ju ka zgjedhur ju dhe vazhdon ta bëjë ditë pas dite. Kjo është e vetmja gjë që ka rëndësi.
2. Bukuria nuk është e dukshme vetëm për sytë, por edhe për prekjen, shijen, aromën si dhe shpirtin e një njeriu. Mirësjellja, ëmbëlsia, dashuria nuk maten me centimetra. Ato janë bukuri e përhershme.
3. Partneri juaj do të bëhet “frymëzim” për shumë femra të tjera të cilat janë në kërkim të partnerit të tyre ideal, duke thënë se: “Kur ia arriti ajo, pse nuk mund t’ia arrij unë!”. Kjo padyshim quhet zili dhe është një ndjenjë krejtësisht njerëzore. Ndaj pranojeni dhe hidheni poshtë çdo paragjykim.
4. Gjithsesi nëse ju ka kapur ndjesia e pamjaftueshmërisë me veten, filloni të lëvizni. Mos e kaloni kohën duke u ankuar, por vini në zbatim strategji përmirësimi: bëni vrap, not, shkoni në palestër ose ndryshoni ngjyrën dhe prerjen e flokëve, sepse nëse do të “ripërtëriheni”, vetëvlerësimi juaj do të rritet. Të gjitha këto bëjini me gëzim dhe jo me dhimbje.
5. Duhet të mësoheni me xhelozinë
Fakti se të tjerat e shikojnë dhe përpiqen ta bëjnë për vete është një lloj mekanizmi, i cili do të bëhet pjesë e jetës suaj derisa të bëhet një gjë normale. Dhe ju duhet ta pranoni medoemos, sigurisht nëse ai ju do shumë dhe e ka treguar këtë me vepra. Në rast të kundërt, bëni kujdes dhe mos e humbni qetësinë.