
Cfare eshte Vlc Media Player. Cfare materialesh luhen me te. Si ta instaloj ne kompjuter.
Tutoriale Shqip
VLC Media Player eshte nje nder aplikacionet me popullore per te luajtur e materialeve multimedia si mp3 apo video.
Sistemet operative ne te cilat eshte pershtatur ky aplikacion jane :
-
Windows (kompjuter & laptop)
-
Mac OS X (Macintosh)
-
Ubuntu (Linux)
-
Android (Android eshte android)
-
iOS (iPhone)
Formatet qe mbeshtet ky aplikacion jane :
MIDI, QuickTime File Format, 3GP, AVI, ASF, FLV, DVR-MS, MXF, Matroska, DVD-Video, (MKV), MP4, Ogg, OGM, WAV, MPEG-2 (ES, PS, TS, PVA, MP3), AIFF, SVCD, Raw audio, Raw DV, VCD, VOB, RM ,Audio, DVB, CD Audio.
Sikur e shikoni eshte nje pershtates per shume formate te ndryshme multimedia.
Tani le te shikojme se si instalohet VLC Media Player ne kompjuter.
Fillimisht vizitojme faqen www.videolan.org. Te shigjeta ne krah te djathte mund te zgjidhni sistemin operativ qe keni. Nese keni windows, linux apo Macintosh. Klikojme mbi butonin “Download VLC“.
Shkarkimi ka filluar. Kur te mbaroje klikoni mbi materialin e shkarkuar qe te hapet.
Kur te keni klikuar mbi dokumentin e ekzekutueshem (executable file) do ju hapet dritarja e ekzekutimit si me poshte. Hapi tjeter eshte butoni RUN dmth ekzekuto.
Depaketimi i programit fillon te behet.
Ky eshte momenti ku ne zgjedhim gjuhen ne te cilen deshirojme te instalohet programi. Ne pamundesi per ta instaluar ne gjuhen shqipe programin, po e instalojme ne gjuhen angleze. Klikoni te shigjeta per te hapur menune e gjuheve. Zgjidhni gjuhen qe deshironi dhe pastaj klikoni butonin OK.
I vetmi opsion per te ecur perpara eshte butoni NEXT
Serish zgjidhni Next.
Ky eshte momenti kur ne zgjedhim cfare komponentesh deshirojme te instalojme.Jane pluging te ndryshme. Ju sugjerojme te mos luani asgje. Vetem klikoni NEXT.
Zakonisht kur behet nje instalim programi na pyet se ku deshirojme qe ta instalojme. Nese keni me shume se nje hard disk (disku i ngurte), atehere duhet ti japim nje opsion. Nese deshirojme ta instalojme te hard disku kryesor, klikojme INSTALL pa prekur asgje.
Instalimi fillon. Presim perfundimin e procesit te instalimit.
Instalimi ka mbaruar. Klikoni FINISH. Ne desktop ka dale edhe ikona e Vlc Media Player.
Tani le te hapim nje material. Sikur ju tregojme ne fotografi ne kemi nje video te cilen e kemi filmuar me telefon. Bejme klik te djathte mbi te. Zgjedhim opsionin “Play with Vlc MediaPlayer”. Pak me poshte eshte edhe opsioni tjeter “Open with” dhe pastaj zgjedhim Vlc Media Player. Ne te dyja rastet eshte e njejta komande.
Ky player eshte mjaft cilesor.