
Si te instalojme Instagram ne kompjuter
Nje nder aplikacionet me te perdorura ne telefona eshte edhe Instagram. Ne do ju tregojme si te instalojme Instagram ne kompjuter.
Perdorimi i tij ne kompjuter eshte me i thjeshte se ne telefon. Ekrani me i madh dhe miu jane dy faktore qe e bejne perdorimin me te thjeshte.
Faktikisht do ju tregojme si te instalojme Instagram ne Google Chrome. Procedura eshte shume e thjeshte. Na ndiqni me fotografite e meposhtme. Fillojme duke hapur Google Chrome. Teorikisht ju duhet ta keni te instaluar Google Chrome ne kompjuterin tuaj. Shikoni ikonen e meposhtme per te kuptuar per cilin program e kemi fjalen.
Ne kuadratin e kerkimit shkruajme fjalen instagram for chrome. Do ju shfaqet ikona e meposhtme. Adresa qe ju del ne rrjeshtin e pare eshte ajo qe i perket kerkimit qe ne beme.
Per me thjeshte, qe te shkoni direkt te faqja per ta shkarkuar ne kompjuter klikoni KETU . Kur te ju hapet faqja do shikoni qe Google Chrome do ju ofroje mundesine ta shkarkoni direkt. E vetmja gje qe duhet te beni eshte te klikoni te opsioni ADD TO CHROME .
Behet kontrolli nga Google Chrome. Instalimi eshte nje procedure e shkurte disa sekondeshe. Pra, vetem beni pak durim.
Browser (shfletuesi) juaj do beje automatikisht instalimin. Aplikacioni Instagram tashme eshte instaluar.
Filloni perdorimin e aplikacionit qe shkarkuat duke klikuar te ikona perkatese ne krah te djathte te browserit (shfletuesit).
Hapi i fundit eshte te identifikoheni ne llogarine tuaj ekzistuese te Instagramit.
Nese nuk keni nje llogari ne Instagram atehere hapni nje te re. Si te hapni nje llogari te re ne Instagram ? Qe te mesoni si behet klikoni KETU
Qe te hapni nje llogari te re ne Instagram duhet te keni nje adrese e-maili. Mesoni si te hapni nje adrese te re e-maili duke klikuar KETU