
Thesari Arkeologjik i Torovices (1984)
Zbulimi me i madh arkeologjik ne hapesiren Shqiptare i cili i perket epokes se bronzit (2100-1200 p.k.) eshte gjetja e nje thesari prej 120-sopata prej bronzi. Shumica prej tyre jane kryesisht me permasa te vogla, te tipit ”Kelt”. Te tjerat jane me permasa me te medha te tipit ”Dalmato-Adriatike” te njohura edhe si tipi ”Shqiptaro-Dalmat”.
Ky thesar kaq i pasur u zbulua ndermjet fshatrave Balldre dhe Torovice, prane rruges automobilistike Lezhe-Shkoder, ne kilometrin e 13-te. Objektet ne fjale ishin fshehur duke i depozituar me shume kujdes brenda nje grope te vogel ne jug-perendim te malit te Kakarriqit, prane kenetes se Torovice.
Arkeologu i njohur Frano Prendi, e ka publikuar i pari kete zbulim te rastesishem me titull:
”Nje depo sepatash parahistorike nga Torovica e Lezhes (Iliria, 2, 1984, fq. 19-45)” .
Ai e percakton si ”Thesari me i madh parahistorik qe eshte zbuluar deri me sot ne vendin tone”.
Lidhur me origjinen dhe tipologjine e ketyre objekteve kaq te vecanta, fillimisht u hodhen mendime te ndryshme. Prania e nje ekzemplari te rralle sic ishte nje sopate bronzi e tipit ”Italik”, sherbeu per saktesimin e datimit te sopatave te tjera. Per ato u arrit ne definicionin se i perkasin periudhes se bronzit te vone (1500-1200 p.k.), fazes tranzitore te kalimit nga epoka e bronzit ne ate te hekurit (1200-1100 p.k.). Mendohet qe te ishin fshehur ne kete lokalitet pergjate gjysmes se II-te te shek.X-te p.k.
Teknika e larte e punimit te tyre si ne derdhje ashtu dhe ne perdorimin e nje bronzi me cilesi shume te larte ishte realizuar vetem fale nje zejtarie mjaft te perparuar.
Kryetari i Akademise se Shkencave te Shqiperise Prof.Dr Muzafer Korkuti thote:
”Zbulimi ne territorin e vendit tone i disa sopatave te tipit” Iliro-Adriatik (Shqiptaro-Dalmate) te cilat nuk kane sherbyer vetem si vegla pune apo arme lufte por edhe si njesi per shkembim (monedha), perben nje tregues i cili shpreh nje forme me te larte te realizimit te shkembimeve. Kjo erdhi si nevoje objektive e intensifikimit te tregtise, e sidomos te tregetise me vende me te largeta”.
Arkeologu i njohur Koco Zheku tek libri i tij ”Lisi ne shekuj” shkruan se:
”Keto objekte tregojne per nje shkalle kulturore te ngritur, per nje zhvillim ekonomik te perparuar ne fund te kohes se bronzit dhe fillimin e epokes se hekurit. Njekohesisht presupozojne fazen para’ardhese te sistemit monetar edhe per krahinen e Lezhes”.
Realisht, sopata te tilla jane bere te njohura edhe nga disa gjetje te tjera por ne nje numer shume me te vogel. Ne Shqiperine e veriut jane bere zbulime te tilla ne disa vende te ndryshme si ne :
- Shiroke
- Melgushe
- Pentar
- Gradiskije (Shkoder)
- Borje(Kukes)
Gjithashtu ne Malin e Zi:
- Gornja Sijela-Boan
- Krtole-Kotor
- Petrovac na Moru (Petrovac prane detit)
- Spic & Skadarsko Jezero (Liqeni i Shkodres)
Kroaci ose Dalmacia jugore ne Gornje-Sitno, prane qytetiti te Splitit.
Bosnje-Hercegovine ne Debelo Brdo.
Ne vitin-2002, gjate fazave te trajnimit ne projektin e perbashket ndermjet ”Universita degli Studi di Firenze dhe U.SH.Luigj Gurakuqi” me titull ”Gestione dell’Informazione e Laboratorio di Archeologia” i udhehequr nga Prof. Stefania Fuscagni. Une pata fatin qe gjate punimeve ne laborator, te prekja me duart e mia nje ekzemplar te mahnitshem nga sopatat prej bronzi te tipit ”Shqiptaro-Dalmate”. Ishte me te vertete dicka emocionuese nderkohe qe shijon nje objekt te tille mbi 3000-vjecar.
Punimi ishte bere mjeshterisht nga Para’ardhesit tane Pellazg ne pragun e krijimit te ”Etnosit Ilir” . Fatkeqesisht keto ekzemplare qe i perkasin ”Thesarit parahistorik prej 120-sopatash te mrekullueshme prej bronzi” qe u zbuluan ne fshatin ”Torovice te Lezhes” , gjithcka eshte konservuar ne Tirane, Durres apo Shkoder dhe ne Lezhe nuk ndodhet asgje !!!