
Marredhenia vjeherr-nuse. Si te jesh nje vjeherr dhe nuse e mire!
Marredhenia vjeherr nuse eshte bere gjithmone teme diskutimi. Kemi raste kur vjehrrat shprehen per nuset e tyre, qe i konsiderojne si vajza dhe e njejta gje edhe me disa nuse. Shume vajza i duan dhe i respekojne vjehrrat e tyre si nena. E kjo gje ben qe ne familje te kete gjithmone harmoni. Por kjo gje nuk ndodh gjithmone cuditerisht. Shume vjehrra kane nje marredhenie te tensionuar me nuset e tyre. Nderkohe qe kemi vajza qe nuk e durojne dot vjehrren (edhe nese eshte njeri shume i mire).
Kjo marredhenie eshte vene re gjithmone qe ka tension. Por pse ndodh keshtu? Cfare duhet te beje nje grua qe te jete nje vjeherr e mire? Po nje nuse, cfare duhet te beje qe te jete e mire per vjehrren e saj??
Qe te jesh nje vjeherr e mire :
– Duhet ta pranoni faktin se ate nuse e ka zgjedhur djali juaj. Dhe zgjedhjen e ka bere sipas shijes se tij.
– Mos nderhyni ne jeten e ciftit. Ata kane privatesine e tyre dhe nuk ju takon te dini shume. Sa me pak pyetje aq me shume respekt do te kene per ju.
– Mos merrni vendime per cfare i perket nuses. Pa ditur shijet dhe preferencat e saj, mos nderhyni ne zgjedhjet qe i perkasin nuses.
– Edhe nese krevati i ciftit eshte i parregulluar, ju mos e prekni. Kjo gje i merzit shume nuset.
– Nese behet fjale per niperit e mbesat, ju mos beni asnje gje. Mos vendosni per shkollen apo kurset e tyre. Edhe nese nuk duan ti qojne ne park, ju mos e beni. Vendimet per femijet i merr vete prindi.
– Kuptojeni vete se deri ku keni te drejta.
– Nuk duhet te kundershtoni ndryshimet qe ben nusja ne shtepi. Fryma bashkekohore duhet te ndiqet gjithmone nga te rinjte.
– Mos kerkoni te jeni kudo pas nuses.
– Nuk keni pse te nderhyni ne punet dhe gjerat qe ajo po ben.
– Nuk eshte ide e mire nese ju i thoni se cfare te beje. Apo edhe ta ngarkoni me pune.
– Leri kohe ciftit te jene me njeri tjetrin. Nese po shohin nje film, nuk keni pse qendroni edhe ju aty. Keto momente jane shume te cmuara per ta.
– Nese ju duhet te pershendeteni me djalin, bejeni dhe largohuni. Mos qendroni xhandar pas nuses.
Qe te jesh nuse e mire :
▪Si per vjehrren edhe per gjithe familjen ti duhet te jesh nje nuse e mire.
▪ Sido qe te jete vjehrra, mos harro qe eshte nena e bashkeshortit tuaj.
▪ Mos e shihni vjehrren si personin prej te ciles varet lumturia juaj.
▪ Nese vjehrra ka verejtje per ty, pergjigjiu ne sy. Argumento me te dhe mos shko te paditesh tek bashkeshorti yt. Nese qendron pa ze dhe ja permend pas shume kohesh, do ngjallesh debate te kota. Ndaj perpiqu qe cdo gje ta zgjidhesh ne kohen e saj.
▪ Asnjehere mos ju fol keq femijeve per gjyshen e tyre.
▪ Nese keni bezdi ta shihni te gatuaje apo te beje pune qe ju perkasin ju, thuaja me qetesi. Ngarkoi nje pune qe te kerkon kohe ta besh, por ajo mundet ta kryeje. Nuk do ishte ide e mire qe ti thoni se per shkak te moshes qe ka, nuk duhet te gatuaje me.
▪Mos kerkoni prej saj gjera qe nuk do ja kerkonit as nenes suaj.
▪ Nese ne fillim e ke pranuar pa problem jeten me te, atehere mesohu qe ajo do jete gjithmone aty.
▪Ji korrekte, ne kete menyre ajo nuk do te kete asnjehere arsye per te te nderhyre ne punet e tua.
▪Kalo kohe me te. Te pini nje kafe bashke eshte respekt dhe miresjellje. Cdo vjeherr pret qe nusja te jete e sjellshme me te.