
Pse qajne bebet??
Jeni mami e re? Nuk keni ke te pyetni ne 1 te nates se perse nuk pushon femija juaj duke qare? Ja ku do ju tregojme ne te gjitha arsyet pse qan nje foshnje….
(Shpresojme te ju ndihmojme).
1. Uria
Nje femije qe nuk di akoma te flase te tregon me te qara kur ka uri. Jo gjithmone foshjat jane te ngopur, edhe pse i keni ushqyer disa here. Disa shenja qe po qan nga uria jane : bezdisja, plaquritja e buzeve, venia e duarve para gojes, veshtimi i duarve tuaja kur i afroheni.
2. Pelena e papaster
Disa femije bezdisen nga higjena e piset. Ata qajne papushim nese kane ndotur pelenen e tyre. Ndaj edhe ju ne kete rast duhet ta nderroni.
3. Nevoja per gjume.
Foshnjat sidomos kur lodhen qajne shume. Kane nevoje te flene pavarsisht sesa eshte ora. Gjithnje loja e tepert i ben ata te jene te rraskapitur, ndaj qajne per gjume.
4. Deshire per ta shetitur ne krahe.
Shume foshnja kerkojne vemendjen duke qare. Keshtu nese e keni ne krevatin e tyre dhe nuk pushojne se qari kane nevoje ti merrni ne krahe. Ne kete menyre ata ndjejne aromen tuaj dhe pushojne menjehere.
5. Dhimbje stomaku.
Foshnjat vuajne shume nga dhimbja e stomakut. Gazrat, ngushtimi i zorreve, mbingopja, ju japin shqetesime te vazhdueshme. Ndaj nese e shihni se sa shpesh qan, atehere duhet ti vini doren tek barku. Nese te qarat e tij shtohen, ta dini se ka dhimbje, ndaj jepini nje qetesues.
6. Nevoja per te nxjerre gromesire.
Gromesitja iu jep lehtesim foshnjave. Gjate ushqyerjes me gji femijet marrin ajer nderkohe qe thithin. Kjo ju jep bezdisje ne stomak dhe nevoja per te gomesire ju shkakton te qara.
7. Kane te nxehte, ose te ftohte.
Kur i nderroni rrobat bebeve, ndodh te qajne. Kjo sepse mund te kene te ftohte. Ose kur e vini ne gjume mund te qaje papritur. Kjo per arsye se nuk leviz lirshem ne krevat prej te nxehtit qe i japin rrobat.
8. Bezdisja
Foshnja qan edhe nga bezdisja qe i jep nje fije floku. Ose kur ju vret syrin ndonje qerpik. Ose kur kane ndonje fije peri tek qafa qe i shqeteson.
9. Dalja e dhembeve.
Dalja e dhembeve eshte shume e dhimbshme dhe shqetesuese. Ato ju shkaktojne dhimbje dhe temperature te larte. Kjo eshte edhe arsyeja me e shpeshte e te qarave te vazhdueshme.
10. Lodhja nga drita ose zhurma.
Bota perreth i shqeteson shume foshnjat. Kjo per arsye se akoma nuk jane pershtatur me kushtet qe ajo rrethon. Shpesh drita e tepert apo zhurma i ben te jene te bezdisur. Nuk durojne muziken apo dhomen e ndriquar shume.