
Jemi zyrtarisht në sezonin e kajsive, kështu që mund t’i gjeni lehtësisht dhe t’i përdorni në mënyra nga më të ndryshme. Të pasura me vitaminë A dhe C, kalium, hekur, dhe bakër, ato mbrojnë lëkurën nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë.
Kajsitë përmbajnë gjithashtu vitamina B3 dhe B5, fosfor, magnez, ujë, proteina, fibra, yndyrna dhe vajra të shëndetshme. Është vërtetuar se kanë ndikim pozitiv në sistemin kardiovaskular. Ato gjithashtu ju mbrojnë nga plakja dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave.
Për të gjithë ju që dëshironi një fytyrë si të fëmijëve, të butë, pa shenja dhe njolla, përdorni vetëm këtë maskë me kajsi.
Përbërësit :
- 5 kajsi
- gjysem luge gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Largoni farat e kajsive dhe vendosini në një blender. Shtoni në të edhe vajin e ullirit dhe lërini derisa të merrni një masë homogjene. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë.
Shënim : Nëse keni lëkurë të thatë mund të shtoni 2 lugë gjelle kos në vend të vajit të ullirit.