
Evandro Malshi – Me ty ( Shkrime te lira)
Me ty……
E di…Lumturia është e pafundme,
Por për ty se di çdo të thotë lumturi…
Megjithatë…
Do doja të të kisha ty… Ty o femra ime e brishtë moderne…
Do të zgjidhja shumë ekuacione ndjenjash për të tu afruar…
S’do të të sillesha si ai tipi me një veturë luksi për të ta mbushur syrin…
Në këmbë pas teje do të avitesha hap në hap..
Në do pranoje.
Në kafe a restorant në do dilnim.
Un’ s’do paguaja si ai me paratë që kumari me fat ja dha mbrëmë.
Do laskaroja duart në xhepat që rëndojnë me kursimet e gjithë vitit.
E si dhuratë s’do të jepja Swarovski e larmi sendesh luksi.
Një buqetë me lule nga kopështi i gjyshes e mbushur me sinqeritet do mjaftonte…
Si fund mbrëmje s’do të dërgoja si “KAPO” në hotele 5-yjeshe a në apartamentë argjendi.
Do të të ftoja në kasollën time të drunjtë ku ngrohtësia fitohet nëpërmjet përqafimeve…
Shpirti im do të mbulonte ethet e tua të zemres.
Ato që ndoshta si ndjeu kurrë…
Por unë akoma se di për reagimet.
Pra se di për ty.
Kjo ngaqë asnjëherë me ty su përballa o femër e kohës sime…….