
Besim Zekthi & Rexhep Celiku :
Legjendat e valles shqiptare.
Besim Zekthi:
Do ta filloj me kete titull sepse e meritojne me te vertete. Jane te vetmit qe kane ofruar kaq shume per vallen shqpitare. Kane kaluar gjithe jeten e tyre duke krijuar per skenen shqiptare.
Besim Zekthi ka lindur ne Tirane me 5 shkurt te vitit 1936. Mjeshter i valles popullore shqiptare. I pakrahasueshmi i Ansamlit te Kengeve dhe Valleve Popullore.
Per here te pare prezantohet ne Filarmonine e Shtetit ku perfshiheshin te gjithe veprimtarite artistike te kohes. Shfaqjet jepeshin ne Teatrin Popullor ku drejtor ishte Kol Jakova. Pastaj u be ndarja e ketij institucioni ne : Teatri Kombetar dhe Teatri i operas dhe Baletit. Ne te njejtin vit lindi edhe Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore me drejtor artistik “Artisti i Popullit” Cesk Zadeja. Ne vitin 1970, Besim Zekthi ishte protagonisti kryesor qe dha kontributin e tij per te fituar Gjerdanin e Arte ne festivalin e Dizhonit te Frances.
Besim Zekthi eshte protagonisti i valleve te paharrueshme :
Feste ka sot Shqiperia & Vallja e shqipeve.
Keto dy valle te ekzekutuara nga Besim Zekthi me shume pasion, jane ato qe i dhane artistit kulmin e fames se tij. Koreografi i famshem ka ofruar gjysmen e jetes se tij per skenen shqiptare.
Faleminderit Mjeshter.
Rexhep Celiku:
I lindur me 19 korrik te vitit 1954 ne Tirane. Solist ne Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore qe nga viti 1976. Rekrutimi i tij u be nga profesor Panajot Kanaci ndersa Rexhepi kishte filluar te ndihmonte familjen duke punuar. Si fillim ai kishte zgjedhur ndertimin, kjo per faktin se paguhej me mire nga punet e tjera.
Repertori i tij numeron rreth 8000 shfaqje artistike. Nder to numerohen 32 mije role te ekzekutuara me mjeshteri. Ka dhene shfaqje artistike brenda dhe jashte Shqiperise.
Alfred Moisiu, President i Republikes e ka nderuar me titullin “Mjeshter i Madh”, per kontributin qe ka dhene ne skenat shqiptare.
Dedin Suli ka bere edhe nje monografi per figuren artistike te Celikut te quajtur : Valltari fluturues. Jeta artistike 45 vjecare e artistit eshte pasqyruar ne kete monografi.