
Rrudhat anash syve apo ne balle, jane rrudhat e para qe fillojne te shfaqen shume shpejt. Nuk eshte e lehte por as e veshtire qe ti heqesh ato. Sigurisht qe jo gjithmone jane zgjedhja e duhur kremi estetik. Ne momentin qe lekura fillon dhe mesohet me kremi, pastaj ju jeni te varura prej tij. Nese vec pak kohe ju nuk e aplikoni, do te keni probleme te vazhdueshme me fytyren tuaj.
Cfare duhet te beni ne kete rast? Sot dua te ju sugjeroj nje maske me baze domaten. Domatja pervec se per rrudhat, perdoret edhe per kurimin e akneve, poreve te hapura, apo lekures se yndyrshme.
Si mund te pergatisni nje maske per rrudhat ne balle apo anash syve.
Me poshte keni perberesit dhe menyren e pergatitjes se saj.
Ndiqni keshillat tona.
Pergatitja :
Merrni dy domate dhe ziejini per 2-3 minuta. Mos i hiqni pa u zbutur dhe pa pare qe lekura ju hiqet lehte.
Qerojini domatet dhe hidhini ne blender. Grijini derisa te behen pure.Shtoni dy luge caji mjalte dhe nje luge caji leng limoni.
Perziejini mire derisa te behet nje mase e njetrajtshme.
Perhapeni ne fytyre me gishta dhe lereni te veproje per 10-15 minuta. Do te ndjeni nje shterngim ne lekure. Por mos u shqetesoni sepse kjo tregon se maska po funksionon. Kur te kete kaluar koha, hiqeni me dore masen nga fytyra.
Lajeni fytyren me uje te ngrohte dhe pastaj shperlajeni me uje te ftohte.