
Një recetë mjaft e lehtë për tu përgatitur dhe që mund ta përdorni në çdo rast qoftë ai festiv, apo thjesht dëshironi ta shijoni një puding të shijshëm.
Përbërësit:
- Puding me fruta mali (ose sipas dëshire)
- Puding çokollate (ose sipas dëshire)
- Qumësht
- Sheqer.
Mënyra e përgatitjes:
- Përgatisim në fillim pudingun me fruta mali në mënyrën që është e shkruar në paketim. Gotat i vendosim në një pozitë anash në një enë që është e dedikuar kryesisht për kupëza.
- Lërini në frigorifer për rreth një ore. Gjatë kësaj kohe mund të përgatisni pudingun e çokollatës ose me shije tjetër që keni zgjedhur.
- Kur të vendosni pudingun përmbi kthejini gotat në pozitën e duhur dhe lërini në frigorifer për rreth gjysmë ore.