
Buke me banane per mengjes. Receta gatimi.
Perberesit :
- 4 gota miell
- 1 gote tershere
- 1 gote sheqer
- 3 banane
- 1 gote e gjysem qumesht
- 2 veze
- 50 gram gjalp i shkrire
Pergatitja :
Ne nje ene rrahim vezet me sheqerin. Do te behet nje mase e fryre. Shtojme aty qumeshin edhe gjalpin. Perzihen vazhdimisht. Shtojme edhe miellin. E perziejme ngadale qe te mos ngelin toptha. Pastaj shtojme bananen dhe tersheren. Rrihen mire me njera tjetren.
Ndezim furren dhe e nxejme paraprakisht.
E veme te piqet ne tave keku per 40-45 minuta ne 180 grade. Para se ta fikni provojeni me majen e thikes nese eshte pjekur mire.
Lereni te ftohet plotesisht, pastaj ndajeni ne porcione. Do te jete nje vakt i shendetshem per mengjes.
Ju befte mire!