
Ne njohim apo kemi dëgjuar vetëm dhunën ndaj grave,nënave apo motrave tona. Dhe çuditemi apo nënqeshim tek dëgjojmë dhunë tek burrat??. Është për t’u habitur sesi çuditemi a thua ata janë të paprekshëm. Fakti që një fëmijë mashkull dhunohet, abuzohet, kanoset dhe ky fëmijë rritet bëhet burrë, ka shënja. Trauma ku mund të ndodhi që kjo dhunë do t’a përndjeki nga partneria, motra, nëna, pra më kë vazhdon të bashkëjetojë ai.
Dhuna nuk njeh gjini që vetëm mashkulli duhet të dhunojë, prek intelektualin, të pasurin, të guximshin, karizmatikun. Për të njohur më tëper mbi dhunimin e tyrë duhet të njohim disa faktorë si ; Temperamenti i tij, familja (modeli prindëror stili të jetuarit e të menduarit, statusi i tij,veset e zakonet e tij.
Kontributi familjar,edukim prej aty është dominant për formësimin e karakterit, nëse është rritur nga një prind (nëna në këtë rast) autoritare. Abuzim verbal (psikologjik/ose fizik), karakteri i tij do të jetë i frustruar dhe i dobët (i nënshtruar). Kështu si pasojë e kësaj ndikon në zgjedhje të partnerës, sepse është mësuar nga kontrolli dhe mënyra menaxhuese e situatave apo ndodhive.
Në zgjedhje të partnerës e cila ka një status, ose e cila punon sjell të ardhura, dhe nga ana tjetër burri i cili nuk mbulon përgjegjësitë familjare, ka vese të cilat e humbasin atë ekonomikisht apo janë të paqëndrueshëm. Janë të predispozuar për të rënë pre e abuzimit psikologjik ose fizike, sidomos në rastet kur burri është në gjëndje vulnerabël fizike ose psikologjike. Kjo nuk justikon dhunën, por iu atribuohet në përgjegjësi klasës me intelekt të ulët, por jo domosdoshmërisht qëndron ky përfundim. Pasi ka të bëjë edhe sic e thashë më lart me tolerancën apo butësinë e mashkullit për të abuzuar me të lehtësisht sidomos për nga aspekti i dhunës psikologjike.
Stigmatizimi apo poshtërimi ndaj tyre na bën më shqetësues, ku unë nuk jam dakort me këtë mentalitet apo zëra që dëgjoj.
Sot kontributi është i dyanshëm, dhe shtyllë për familjen janë të dy si burri dhe gruaja, shoqërinë tonë ende e përndjek kjo figurë partriakale. Unë jam që të dy gjinitë kanë rëndësinë dhe rolin e misionin e tyrë në këtë jetë. Pa njërin dhe tjetrin nuk do të kishtë ekzistencë, ku qëndron vështërsia e të kuptuart këtu. Dhe pse ende jemi në këtë stad paranojak të të menduarit. Mendime të pesticiduara të cilat ne kemi në dorë për t’a dezinfektuar mëndjen.
Të përpiqemi të jemi mbështetës, jo përbuzës ndaj fenomeneve që denegrojnë njeriun, shoqërinë, të jemi inkurajuese dhe jo poshtërues. Këto nuk janë këshilla por janë fjalë zemre atë që e keni dhe ju që e kemi të gjithë ne. Stop dhunës ndaj njerëzimit dhe kanosjes së saj, dhe të mos ngrihen më pankarta mbi çdo formë dhune ku diskriminojmë njëri-tjetrin. Ku ndjesia e inferioritet bëhet rrugë për ndjesi superioriteti. Askush nuk është i paprekshëm, dhunojmë dhe na dhunojnë çdo ditë, anëtarët e familjës, kolegët, eprorët të gjitha ata/ato që në një moment të vetes sonë apo të tyre kanë pushtet mbi ne dhe njohim/njohin dobësitë e njeri-tjetrit.
Mos dhuno një fëmijë, që të mos dhunohesh në burrëri…
Punoi: Manjola Baçi M.Sc.Psikologe Klinike/Këshillimi