
Dhembja e kokës është një shqetësim që jo vetëm nuk na bën të ndjehemi mirë, të ndjejmë dhembje por na çekuilibron gjithë aktivitetin ditor, duke na bërë të rrimë në shtrat apo të mbyllemi në errësirë. Shumë njerëz vuajnë nga dhembja kronike e kokës, e cila mund të shkaktohet nga ushqimi i dobët, stresi, orët e tepërta para kompjuterit apo në punë.
Dhembja shpesh mund të jetë kaq e fortë sa mund të bëhet e padurueshme, ndaj ju detyroheni të përdorni qetësues për tu ndjerë më të lehtësuar, por këto qetësues nuk mund të jenë pa efekte anësore për trupin. Ilaçet që merren zakonisht për dhembjen e kokës ndikojnë në rritjen e toksinave në trup, duke ndikuar më shumë tek mëlçia apo veshkat, ndaj në këto raste është më mirë të përdoren efekte natyrale kundër dhembjes së kokës.
Hidratohuni
Dhimbja e kokës shpesh shkaktohet nga mungesa e lëngjeve në trup. Kjo është arsyeja pse reagimi I parë që duhet të bëni kur ndjeni dhembje koke duhet të pini ujë. Mbajtja e trupit të hidratuar lejon një ekuilibër optimal të lëngjeve trupore: në këtë mënyrë mbahen presionet e rregullta të gjakut dhe parandalohen dhimbjet e kokës.
Aromat
Ka disa aroma që janë veçanërisht të përshtatshme për kundërveprimin e dhimbjeve të kokës. Lavanderi dhe karamele mente mund të ndikojnë në uljen e tensionit, relaksimin e trupit dhe mendjes, duke reduktuar kështu dhembjen. Ju mund të vendosni disa pika nga lëngjet që përmbajnë këto aroma në ballin tuaj dhe thjesht mbyllni sytë e merrni frymë ngadalë. Për pak minuta do të ndjeheni më mirë.
Çaji i zi kundër dhembjes së kokës
Xhenxhefil dhe çaji i zi janë dy mjete shumë efektive për migrenën: e para është një anti-inflamator i fuqishëm, ndërsa i dyti është i pasur me kafeinë, një substancë që reagon kundër dhimbjeve të kokës. Vloni gjysmë litër ujë në një enë, dhe shtoni disa feta xhenxhefil të freskët dhe gjethe çaji të zi. Pas 5 minutash mund ta pini.
Mbani këmbët në ujë të nxehtë
Nëse dhimbja e kokës shfaqet në mbrëmje, kur ktheheni në shtëpi nga zyra, ju sugjerojmë të provoni një dush me ujë të ngrohtë. Ngrohja nxit furnizimin me gjak në këmbë, duke liruar presionin e gjakut në nivelin e kafkës dhe duke ulur kështu dhembjen. Mbushni një enë me ujë të ngrohtë dhe zhytni këmbët tuaja për 15 minuta. Ju mund të shtoni vajra esenciale relaksuese, të tilla si bergamot ose livando, në ujë, duke rritur efektivitetin e këtij ilaçi.
Aktiviteti fizik
Për ta përfunduar është mirë të mbani mend që nëse vuani nga një dhembje kronike koke, duhet patjetër të angazhoheni në një aktivitet fizik, që do t’ju uli nivelin e stresit dhe rregullojë presionin e gjakut. Në fakt, presioni i gjakut dhe stresi janë ndër faktorët që ndikojnë më shumë në fillimin e migrenës.