
Supe me veze dhe patate. Dreke ne 30 minuta. Receta gatimi.
Perberesit :
- 4 patate,
- 1 rryp suxhuk jo shume i madh,
- 1 qepe e thate,
- 4 vez,
- 3 luge miell,
- 1 luge speca te bluar jo djeges
- vaj,
- majdanoz,
- 2 gjethe dafine,
- 1 luge gjelle ereza te thata te perziera
Pergatitja :
Vendosni ne zjarr nje tenxhere me vaj. Shtoni ne te qepen e prere imet. Pastaj shtoni edhe miellin. E pas 3-4 minutash hidhni specat e grire. Ne fund shtoni uje.
Kur uji te jete gati ne valim shtoni gjethet e dafines dhe erezat.
Pritini patatet ne kube gjelle dhe hidhini ne tenxhere. Pasi te kalojne 15 minuta shtoni suxhukun e prere ne kube ose ne rrathe. Zierja nga ky moment duhet te zgjase edhe 20 minuta.
Gjate valimit te supes thyeni vezet ne te. Perziejini qe copat te perhapen teresisht. E ne fund shtoni majdanoz te fresket te copetuar.
Lereni te kaloje nxehtesine e larte dhe mund ta sherbeni.
JU BEFTE MIRE!