
Si te bejme thonjte ne kushte shtepiake.
1.Si te bejme thonjte me furce dhembesh, ose furce cfaredo te vogel.
Mbajtja e thonjve gjithmone me nje ngjyre uniforme, shpesh mund te behet e besdisshme. Vajzat vazhdimisht ndryshojne ngjyren e manikyrave duke u perpjekur te gjejne dicka te vecante. Ne fakt nuk eshte aspak e veshtire te lyesh thonjte me nje ngjyre te vecante qe jo shume vajza munden.
Do ju tregojme menyra shume te thjeshta se si te beni thonjte tuaj te duken te vecante.
-
Pasi i keni lyer thonjte me ngjyren tuaj te deshiruar, lerini te thahen.
-
Nje furce te vogel (furce make-upi, furqe dhembesh…) lyjeni majen e saj me nje manikyr me ngjyre tjeter, te cilen mundeni ta kombinoni me ngjyren e bazes se thonjve.
-
Lyjeni nga lart-poshte ose nga majtas-djathtas thojin.
-
Pasi te thahet, lyejini me forcues, ose me nje manikyr transparent.
Keshtu do keni nje ngjyre te vecante, dhe te ndryeshme thonjesh!
2.Si te bejme thonjte me rrjete.
Nje menyre shume e thjesht per te dizenjuar thonjte me rrjete ne shtepi. Behet fjale per rrjete e cila ka hapesira te vogla, psh, rrjeta qe perdorim per te lare trupin.
Mjaft thjeshte, duke ndjekur disa hapa lehtesisht te kuptueshem dhe te zbatueshem, do dizenjoni shume bukur thonjte tuaj ne shtepi.
- Si fillim i lyejm thonjte me nje ngjyre baze, (sikur te deshironi ju) dhe i leme te thahen.
- Pastaj marrim rrjeten dhe e vendosim siper thonjit.
- E lyejme thonji siper rrjetes me nje tjeter ngjyre manikyri.
- Heqim rrjeten dhe e leme te thahet.
- Dhe ne fund, e lyejme thonjin me nje manikyr transparent, ose me forcues thonjesh.
Kaq lehte, mundeni te keni thonj te lyer ne menyre te vecante!
3.Si te bejme thonjte me gazete.
Jemi mesuar ti perdorim gazetat per te lare xhamat, por shume thjesht mund ti perdorim edhe per te dizenjuar thonjte tone.
Menyra e procedimit per te bere thonjte me gazete eshte shume e thjeshte.
- Lyejme thonjte me ngjyre te njejte, (mire do ishte ngjyre e hapur)
- Pa u thare plotesisht, vendosim nje cope gazete mbi thonj.
- Pastaj e lyejme me manikyr transparent.
- E leme pak sekonda dhe heqim me kujdes gazeten pa u thare manikyri qe vendosem siper.
- Keshtu shkronjat e gazetes do kene mbetur mbi thonj.
- Ne fund e lyejme thonjin me manikyr transparent.