
Perse femrat nuk ndahen nga partneri i tyre abuzues?
Ja arsyet!
Jemi mesuar te degjojme neper media per grate qe dhunohen. Per meshkuj qe sillen barbarisht ndaj partnereve te tyre. E perseri shohim qe keto cifte vazhdojne te rrine bashke. Te ‘gezojne’ martesen e tyre apo lidhjen qe kane. Dicka eshte paradoksale. Femra qe qendrojne me dike qe i dhunon. Ne fakt, me te vertete thuhet se : Njerezit jane si qente, duan padronin qe i rreh! Por pse ndodh edhe sot keshtu? Cfare i ben femrat te mos largohen prej atyre tip meshkujsh?
Arsyet jane gjetur nga studiuesit e marrdhenieve sociale. Jane pak asrye te pajustifikueshme per te pranuar te jetojne gjithe jeten me nje abuzues….
Ja pse femrat nuk ndahen nga partneri abuzues :
Se pari : Eshte humbja e virgjerise.
Mentaliteti i shqipetareve eshte se vajza duhet te shkoje e virgjer tek burri. Fakti qe po te ndahen nuk do kene kurre mundesi te martohen me i frikeson. Me humbjen e virgjerise me bashkeshortin e pare te tyre, i ben te mbyllin cdo ide qe nje dite do jetojne me dike tjeter.
Se dyti : Thashethemet dhe opinioni.
Sigurisht qe opinioni ndikon jashte mase shume. Cfare do thone komshinjte ose te afermit. Nami nese do ndahesh… Imagjino sa fjale do thone dynjaja. Askush nuk mendon se si jeton ti me ate person. Mjafton te shfaqesh CIFT kudo qe shkon.
Se treti : Problemet sociale.
Ndjenja e fajit qe do shkaktoje probleme ne familje. Frika qe do ngele e paragjykuar. Apo frika qe shoqeria do ja beje me gisht. Mendojne se kush do pranoje te rrije me nje vajze te divorcuar. Ose si do ndikoje ne familje prishja e fejeses.
Se katerti : Dashuria qe ndjen ndaj ti e ben te mendoje se do ndryshoje.
Nje femer kur abuzohet nga ai qe e do, e fal, duron. Per arsye se mendon qe eshte normale. Dhe qe duhet te duroje, sepse ai do ndryshoje. Gje qe rralle here ndodh. Mbase ai mund te pendohet, por asnjehere nuk ndryshon. Ideja qe do ndahet nga ai qe do e ben te ndihet keq. Keshtu qe zgjedh te duroje.
Se pesti : Femijet.
Te paturit femije e ben me tragjike situaten. Te ndahesh nga bashkeshorti qe te dhunon do ndikoje tek femijet. Por kjo nuk eshte nje arsye e mjaftueshme. Sigurisht qe divorci ndikon negativisht ne psikologjine e femijeve. Ama me mire me prinder te divorcuar, sesa duke pare akte dhune.
Se fundmi : Vetmia.
A te jetosh e palumtur a nuk eshte nje forme vetmie? Ideja qe pas ndarjes nga ai nuk do gjesh me nje partner. Mosbesimi apo gjykimi nga te tjeret. Ben qe ajo te jetoje me nje dhunues.