
Të gjitha pakot që gjenden poshtë pemës kanë diҫka specifike për secilin. Por jo gjithmonë është ajo dhurata jote e preferuar.
Shumë shpesh të ndodh që nuk të pëlqen dhurata që të kanë bërë, sepse është jashtë shijeve të tua. Megjithatë, në këto raste, gjëja më e mirë që duhet të bësh është të jesh e sjellshme dhe mirënjohëse për atë që të ka vlerësuar. 🙂
Që t’i kënaqësh të gjithë njerëzit, të cilëve do t’u bësh dhurata, idealja do të ishte t’u bëje një dhuratë të personalizuar.
Disa ide per dhurata të personalizuara :
- një mesazh në qelq, në metal,
- bizhuteri me inicialet apo shenjën e horoskopit,
- një dhuratë prej druri, (ҫakmak, mbajtëse ҫelësash etj), një foto, një kapelë etj.
- Një ide tjetër mund të jetë një jastëk ose një bluzë e personalizuar. (Jastek per partnerin tuaj. Gjeni nje foto qe jeni te perqafuar dhe shkruani : vendi qe dua te jem ne dite te lumtura dhe te trishtuara.)
Ҫdo dhuratë dhe produkt mund të gdhendet me mesazhin apo imazhin që dëshiron, në mënyrë që të jetë sa më personal dhe i veҫantë për marrësin.. Mendoni rreth fjaleve qe i keni thene ketij personi kur jeni njohur. Ose kujtoni frazen qe ai person permend sa here ju keni nevoje per te. Mjafton te mendoni pak me gjate qe ta beni kete dhurate me te ndjere.
Filxhani magjik është një tjetër mundësi, e cila është bërë mjaft e dëshiruar për festat e fundvitit. Në filxhan mund të shkruash një mbishkrim, i cili vendoset në anën e jashtme të filxhanit. Mbishkrimi mbulohet me një lloj materiali, i cili e bën të dukshëm vetëm pasi filxhani të jetë i mbushur. Atëherë mbishkrimi shfaqet dalëngadalë si me magji. Mendoni shprehjen e preferuar nga kenga e preferuar e personit. Ose thjeshte nje moto qe do e bente te qeshte nderkohe qe e lexon. 🙂
Gjithmone do te kete vend per dicka te vogel te menduar me dashuri dhe deshire qe dikush te lumturohet per te. SHprehjet motivuese do te vleresoheshin sido qe ti kompozonit. Madje te gjitheve na pelqen te lexojme dicka qe na ndryshon humorin qe ne mengjes. Ndaj mendojini mire disa gjera te vogla sepse do te vleresohen me shume sesa gjerat e kushtueshme.. 🙂