Si behet pispilit me presh. Receta gatimi tradicionale.
December 7, 2016
Si behet pispilit me presh. Receta gatimi tradicionale.
Pispilit me presh
Perberesit per nje tave per 4-5 persona :
gjysem kg presh
tre kokrra veze
dy gota miell misri
nje gote e gjysme me kos
100 gr djathe i bardhe
nje gote shellire djathi
piper i zi
kripe nuk duhet sepse ka shellira e djathit
nje filxhan vaj ulliri
pak gjalp
Pergatitja :
I lajme preshet mire dhe i pasytojme. Pastaj i grijme sa me imet. I hedhim ne tigan dhe fillojme ti skuqim vetem me vaj. Shikojme derisa preshet te ulin volumin dhe i leme me zjarr te avashte. Mbasi preshi eshte zhytur ne yndyre do ti hedhim nje gote uji qe te zihet. Kur te thahet uji ne do te hedhim shelliren e djathit duke e trazojme mire qe te shperndahet ne gjithe gjellen. Keshtu behet nje mase e njetrajtshme. Mbas kesaj do te hedhim kosin. Do ta trazojme edhe kete njesoj si shelliren. I rrahim vezet ne nje pjate dhe i hedhin tek gjella duke e trazuar shpejte qe mos te na mpikset. Mire eshte qe te hidhet nje luge uje tek veza dhe do rrihet me lirshem.
Nderkohe thermojme djathinne nej pjate. Hedhim siper tij edhe piperin, e te dyja sebashku ua shtojme presheve.Fillojme dhe hedhim miellin e misrit avash avash. Duke e trazuar me nje rrahese vezesh. kjo per arsye qe te mos behet topa topa mielli. Mbasi ja kemi hedhur te gjithe miellin do ta hedhim ne tave ku dhe do ta pjekim.
E pserkatim te gjithen me miell misri. Nejkohesisht hedhim edhe copa te vogla gjalpi neper te gjithe taven. Sperkatim edhe pak me uje dhe e fusim ne furre.Tava me pare duhet te lyhet me gjalp ose me vaj. Sipas deshires se amvisave. Furra duhet te ngrohet paraprakisht. ( 10 minuta para ne temperaturen 220 grade).Ne momentin qe ne do te fusim taven do ta cojme ne 180 grade dhe ne kete temperature do ta pjekim deri ne fund. Lihet te piqet derisa te vendose nje kore te forte. Pastaj fikim furren dhe e leme edhe per 10 min ashtu. Do te zbutet dhe do mbetet i shkrifet.
Keshtu keni gatuar pispilit me presh. Pritet ne porcione sipas deshiresdhe serviret i ngrohte. Eshte shume i shijshem nese shoqerohet me kos.