
Psikologet thyejne mitin : Lidhjet ne distance jane me te qendrueshme.
Nese deri me sot keni thene qe distanca e zbeh dashurine e keni patur gabim. Erdhi momenti te ndryshoni mendje. Pas disa studimeve te ndermarra nga universitet e Jutah dhe Ontario u arrit ne konkluzione te reja. Rezultatet nuk ishin te pritshmet sigurisht.
Te gjithe i frikesohen largesise ne cift dhe tmerrohen nga fakti qe u duhet te jetojne larg njeri tjetrit. Kjo eshte frika me e madhe qe shumica perjetojne. Duke u mbeshtetur ne faktin se nuk do kete me kontakt te afertm, ne nje fare menyre eshte e drejte kjo ndrojtje. Por ja ku do iu vertetojme te kunderten.
Se pari :
- Largesia e rrit mundesine dhe deshiren per te komunikuar. Ndjenja e mallit per te degjuar zerin e njeri tjetrit rritet me distancen. Keshtu qe komunikimi behet me i shpeshte dhe i vazhdueshem. Pervec kesaj partneret do kene nevoje me te larte per intimitet. Keshtu qe me mundesite qe kane, ja plotesojne keto nevoja njeri tjetrit. Sigurisht qe nuk eshte aq e lehte por ata qe dashurojne vertete ja dalin. Shpesh largesia fizike rrit edhe deshiren per te lumturuar partnerin. Kjo per arsye se nuk deshirojne te humbin njeri tjetrin.
E dyta :
- Sa me shume te jete koha larg njeri tjetrit aq me shume perpiqen te tregojne besnikerine e tyre. Zakonisht ciftet kur ndahen ne destinacione te ndryshme, i premtojne njeri tjetrit se do jene bashke sado veshtiresi te kalojne. Fakti qe mund te kaloje shume kohe e ben secilin te bindur ne vendimin dhe premtimin qe ka dhene. Keshtu qe distanca rrit edhe deshiren per tu ri-takuar nje dite.
Se treti :
- Distanca i ben te dashuruarit te provojne gjera qe ata qe jane prane i percmojne dhe i nenvleresojne. Ata punojne ne disa aspekte te tjera te e bejne nje lidhje akoma me romantike. Intimiteti qe i ofrojne njeri tjetrit i ben te presin me deshire dhe entuziazem biseden e mbremjes.
Keshtu qe nese deri me sot keni pare vec anet negative te distances, filloni te mendoni ndryshe. Asgje nuk eshte e pamundur dhe gjithcka eshte e perkohshme. Nese fati ka dashur qe te jeni larg njeri tjetrit, kjo nuk do zgjase pergjithmone. Sa lodhni mendjen me mendime negative qe helmojne zemren tuaj, mendoni si te lumturoni njeri-tjetrin. Dashuria mbi gjithcka!
Shijon edhe premtimi : Shihemi ne endrra si cdo nate!