
Nevojiten:
▪ 600 – 700 g miell,
▪ 300 ml qumësht,
▪ 30 g tharmë,
▪ 4 vezë,
▪ 200 g djathë,
▪ 1 lugë sheqer,
▪ kripë,
▪ vaj,
▪ farëra.
Përgatitja:
- Në qumësht të vakët zbërtheni tharmin dhe tri vezë dhe sheqerin.
- Shtoni pak vaj, miellin, kripën dhe ngjishni brumim mesatarisht të fortë dhe të lëmuar.
- Lëreni të bymehet rreth gjysmë ore.
- Bëni gati tepsinë e rrumbullakët, lyejeni me pak vaj.
- Pasi të bymehet, brumin hollojeni dhe hidheni në tepsi në atë mënyrë që skajet e brumit të varen sipër skajeve të tepsisë.
- Me duar ndrydhni mirë brumin neper skajet e tepsisë në fund dhe nga anash.
- Në djathë shtoni të bardhët e vezës dhe përzieni dhe shpërndajeni nëpër fund të pogaçes.
- Skajet të cilat kanë dalë jashtë tepsisë ktheni në tepsi dhe ndrydhni dhe bashkoni në rreth.
- Lëreni pogaçen të bymehet dhe lyejeni me të verdhët e vezës dhe hidhni susam.
- Piqeni në 200 gradë Celsius 40 minuta
- Priteni pasi te jete ftohur pak.