
Kur dashurohemi arrijme te kuptojme ndryshe shume gjera. Jemi me njerezor dhe me te ndjeshem. Ju japim kuptim edhe gjerave qe me pare na dukeshin pa sens. Dashuria eshte nje ndjenje qe ndikon ne mireqenien emocionale dhe fizike. Gjithashtu na ndihmon edhe ne jeten e perditshme. jemi me te kuptueshem dhe me te ndjeshem edhe me njerezit perreth. Por duke dashur njerez te ndryshem ne situata te ndryshme kuptojme se ne perjetojme disa lloje dashurish.
Ne fakt ne baze te situatave qe perjetojme ne jete perjetojme edhe llojin e caktuar te dashurise.
Me poshte do te listojme disa prej llojeve. Hidhuni nje sy dhe lidhini me situatat tuaja….
1. Dashuria e pashperblyer
– Është sfida më e fortë pasi e bën një njeri të vuajë dhe të kalojë dhimbje. Ndodh kur personi nuk ndjen të njëjtën gjë si ju.
2. Dashuria platonike
– Kjo lloj dashurie nuk kerkon qe ju te ndieni terheqje seksuale apo romantike kundrejt nje personi. Mund te ndodhe mes miqve pasi ka te beje me lidhjen shpirterore. Ose edhe dashuria qe ndjejme per nje person qe mbase nuk keni gjithmone kontakt. Dashuri platonike eshte edhe dashuria qe ndjejme per familjaret.
3. Dashuria per vetveten
– A ju duket vetja nje person i mrekullueshem? Nese jo, atehere keni probleme me vetevleresimin, pasi te gjithe njerezit, perpara se te duan te tjeret, duan veten. Nuk eshte aspak egoizem nese vendosni veten tuaj para te tjereve. Kjo do te thote se keni gjetur nje balanc mes dashurise per te tjeret dhe per veten. Sigurisht qe nuk eshte e lehte gjithmone te perjetoni dicka per veten. Se pari duhet ti tregoni vetes sesa shume vlera keni dhe sa shume njerez kane nevoje per ju!
4. Dashuri epshore
– Mund te bini ne dashuri me nje person te bukur qe e shikoni çdo dite dhe te ndieni per te pasion dhe epsh, por vetem kaq. Nuk behet fjale per lidhje shpirterore. Psh, mund te ju pelqeje shume instruktori juaj i palestres dhe te ju beje te ndjeni deshire te zjarrte per te por ju nuk ndjeni nje dashuri konkrete. Ose ndodh edhe me aktoret tuaj te preferuar apo me ndonje kengetar. Nuk eshte lidhje sentimentale, vecse deshire e brendshme.
5. Dashuria e paster
– Mund ta keni pare kete lloj dashurie edhe neper filma. Fuqia e dashurise ben qe ju te doni personin me te metat dhe te mirat qe ka. Ta doni me shpirt, trup e zemer. E nese e keni ndjere e dini mire sesa rendesi ka. Edhe nese zhyteni ne trishtim do keni dike qe do jete prane jush. Kur nuk doni te ja dini per te kaluaren e atij personi. Kur i falni cdo gje. Madje nuk ju intereson edhe nese e gjithe bota eshte kunder jush. Kjo eshte dashuri e paster. Pa interes dhe gjithcka reciproke.
6. Dashuria femijerore
– Te gjithe e kalojme kete lloj dashurie. Te gjithe e kemi ndjere dhe te gjithe do e ndjejne. Eshte bukur kur kujtoni dashurine e pare, ate djalin syblu ne kopesht 🙂 , e nese nuk ka ndodhur ne kopesht me dike ne lagje e keni ndjere. Dashuria e pakufije qe nje femije ndjen per nje femije tjeter.
7. Dashuria e pakapshme
– Te dashurohesh me dike qe nuk ke per te patur kurre shanc qe ta kesh prane. Psh dashuria e meshkujve per Angelina Jolie, apo e femrave per Brad Pit. Eshte dashuria ndaj nje personi qe eshte i famshem dhe ben jeten qe ti e ke enderruar gjithmone. Ose mbase, te pelqen pikerisht per konstuktin fizik qe ai person ka.