
Oriz me turshi pikante dhe veze. Receta gatimi te thjeshta .
Nese nuk e dini ushqimet pikante jane shume te shendetshme. Sidomos ne kohen e dimrit. Cfare do mund te gatuani per te qene pikante? Keni plot receta te thjeshta e mbi te gjitha shume te shendetshme. Njeren prej tyre do jua sugjerojme edhe ne sot. Ja si gatuhet :
Perberesit :
- 3 gota oriz
- 6 gota uje te nxehte
- 2 veze te ziera
- 1 filxhan vaj
- Turshi te ndryshme spec djeges. (Mire do ishin domate, kastravec, karota.)
Pergatitja :
Hidhni vajin ne nje tenxhere. Pasi te jete nxere plotesisht shtoni orizin. Lereni te kaverdiset duke e perzier vazhdimisht. Shtoni pak kripe. Pastaj hidhni pernjehere 6 gotat e ujit. Perziejeni pak dhe vereni kapakun. (Orizi nuk duhet perzier gjate zierjes sepse zbutet). Ndani vezen e zier ne copa te vogla. Te njejten gje beni edhe me turshite. Pritini ne kube te vogla. Pasi te jete zier orizi fikeni zjarrin. Hiqeni kapakun dhe mbulojeni me nje cope. Keshtu do te thithe avullin dhe do te qendroje kokerr. Pasi te kete nxjerre nxehtesine e madhe shtoni ne te turshite dhe vezen. Perziejini bashke mire. Pastaj servireni ne pjata.
Kjo recete eshte e thjeshte, e shpejte, e shendetshme, e mbi te gjitha e shijshme.