
NË DASHURI DUHET TË QËNDRONI LARG PERSONAZHIT QË PËRMENDNI SHPESH, E QË PA E KUPTUAR JU MBAN LARG PERSONAVE TË CILËT BËJNË VËRTET PËR JU…
Gjithmonë është e vështirë të kuptojmë se sa paragjykime kemi për veten. Më shpesh kjo gjë ndodh në fushën e ndjenjave. Secili ka bindjet e veta rreth mënyrës sesi dashuron dhe asaj çfarë kërkon nga një marrëdhënie; bindje që pasqyrojnë një realitet pak më të thellë, e që shpesh varen nga plagët e vjetra. Çdo bindje e shtyn personin të zhytet në një lloj fati të paracaktuar, që në fund rezulton të jetë i njëjtë dhe gjithmonë i paplotësuar. Por gjërat a duhet të shkojnë vërtet në këtë mënyrë? Në dashuri vërtet duhet të jemi ata të zakonshmit?
Mjaft më me “skemën e zakonshme”
Ndoshta jo, mund të jeni shumë ndryshe madje, por duhet të eksperimentoni alternativa të tjera, pra të ndryshoni mënyrën e të dashuruarit, njësoj siç bëni me një punë që ju është mërzitur, me miqtë, gardërobën etj. Kur duam dikë jemi 100% vetvetja dhe jo personi që kemi qenë 10, 20 apo 30 vjet më parë. Nuk ka kuptim të përdorim metoda të vjetra për të qëndruar me partnerin.
Ndoshta në të kaluarën kjo mënyrë është përdorur për të mbrojtur veten nga limitet, plagët dhe frikat e ndryshme, por në qoftë se sot jemi të pakënaqur emocionalisht dhe historitë e dashurisë kanë gjithmonë të njëjtin fund, do të thotë se prej kohësh ky model nuk është më i suksesshëm dhe se ka ardhur momenti i ndryshimit. Kjo do të thotë se në një marrëdhënie që vërtet na intereson, duhet të jemi 100% vetvetja: të sjellim risi, të fantazojmë, të bëjmë gjëra të bukura. Në një lidhje sentimentale rol të rëndësishëm luan edhe kurioziteti.
Fjalitë që nuk duhet të thoni
Në qoftë se vazhdoni të përdorni të njëjtën skemë, atëherë rrezikoni sërish të zhgënjeheni në dashuri. Duhet të bëni kujdes me frazat e mëposhtme:
“E di sesi duhet të jetë partneri im”;
“Kam lindur për të qenë i vetmuar”;
“Jam pasionant/Jam i ftohtë”;
“Për mua të dua dikë do të thotë t’i përkushtohem totalisht tjetrit”;
“Në dashuri bëj kështu: o gjithçka, ose asgjë”;
“Nuk do të bie në dashuri, sepse kam frikë mos vuaj”;
“Nuk dua të humbas lirinë time”;
“E kam të qartë, unë do të jap gjithçka dhe në fund do të më lënë”.
Udhëzime praktike
Braktiseni për pak kohë personazhin tuaj të dashur dhe përpiquni të njihni më mirë veten. Secili prej nesh ka mënyrën e vet për të perceptuar dashurinë, por ka nga ata që përsërisin gjithmonë të njëjtat gjëra, duke bërë monotone çdo lidhje që krijojnë. Për të ndryshuar mjafton të shmangni skemën e përhershme dhe t’i përshtateni më shumë realitetit. Mos kini pretendime dhe mos krijoni iluzione të kota. Veproni me kujdes dhe në qetësi.
Injorojeni thënien e zakonshme
Nuk është mirë që përpara vështirësive të thoni gjithnjë të njëjtën fjali: “Sikur ta dija, është e kotë të provoj të ndryshoj. Unë jam gatuar në këtë mënyrë”. Vështirësitë dhe paragjykimet janë pjesë e jetës, e çfarëdo lloj gjëje të bëni për t’i shmangur nuk do të mundeni dot. Ajo që duhet të bëni për t’u ndier mirë me veten dhe personat që ju rrethojnë është ta injoroni situatën e pakëndshme, të mos i jepni rëndësi.
Si të kapërceni vështirësitë
Ndonjëherë pa dashje gjërat bëhen monotone, të mërzitshme. Për të ndryshuar situatën keni nevojë për fakte të reja, emocione të forta, të ndieni dashurinë. Janë disa prej faktorëve që mund t’ju ndryshojnë vërtet. Natyrisht që trishtimi do kohë të largohet, por detyra juaj është të përpiqeni për të ndryshuar, për ta hedhur pas krahëve mërzitjen. Në qoftë se ia vlen, përse të mos rrezikoni fundja? Gjërat e bukura kanë kosto!
Ndryshimi
Nuk ka kuptim të përdorim metoda të vjetra për të qëndruar me partnerin. Ndoshta në të kaluarën kjo mënyrë është përdorur për të mbrojtur veten nga limitet, plagët dhe frikat e ndryshme. Por në qoftë se sot jemi të pakënaqur emocionalisht dhe historitë e dashurisë kanë gjithmonë të njëjtin fund, do të thotë se prej kohësh ky model nuk është më i suksesshëm dhe se ka ardhur momenti i ndryshimit.